Që në orët e para të ditës, kthjellimet dominojnë të gjithë territorin shqiptar. Edhe pasditja vijon nën ndikimin e motit të kthjellët ,por të ftohtë në të gjithë vendin.Kushte që mbeten dominante edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë orëve të mëngjesit por rritje prej të paktën 3°C, do të shënojnë vlerat termike të mesditës.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.
a.ç