• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti nuk favorizon shuarjen e zjarreve, zbuloni sa do arrijnë temperaturat këtë javë

by A R
16/08/2021 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meteorololgia e njohur Adiola Bani nga Metoalb ka bërë parashikimin e motit për Klan News, ku shprehet se situata në veri të vendit do jetë sërish problematike përsa i përket zjarreve pasi parametri i erës do forcohet edhe më shumë gjatë mesditës. Reshjet do jenë të papërfillshme dhe temperaturat do arrijnë dëri në 35 gradë celsius.

“Përsa i përket situatës së zjarreve në veri të vendit gjatë kësaj jave do të jetë sërish pak problematike duke qenë se presim herë pas here gjatë orëve të mesditës të kemi forcimin të parametrit të erës të cilat nuk do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve. Përsa i përket temperaturave të ajrit vijojnë të mbeten të larta edhe në zonat veriore të vendit ku pritet që maksimumi kryesisht në zonën e Pukës, Hasit, Kukësit termometri të ngjitet sërish në vlerën 34-35 gradë Celsius gjë e cila nuk do të ndihmojë në shuarjen e flakëve.

Përsa i përket kushteve të motit, kemi kthjellime të herë pas hershme, ndërsa reshjet do jenë shumë pak prezente dhe pothuajse të papërfillshme kryesisht në Alpet e Shqipërisë dhe në zonat e izoluara të vendit tonë. Por nuk do të prekë gjithë zonën veriore gjë e cila do të ndihmojë shumë në shuarjen e flakëve ku ka problematika”, është shprehur Bani.

Ndërsa përsa i përket parashikimit të motit në pjesën tjetër të territorit shqiptar, meteorologjia shprehet temperaturat do vijojnë të jenë të larta dhe do ketë mungesë të reshjeve.

“Në përgjithësi kjo javë do jetë një javë e nxehtë pasi presim që vlerat termike gjatë kësaj fillim jave të ngjiten në 37-38 gradë celsius. Do kemi një freskim të përkohshëm duke filluar nga data 18-20 Gusht, ku presim që vlerat termike të zbresin në 35 apo 36 gradë celsius maksimumi në rang territori, ndërsa serish fundjava do sjellë një rritje të temperaturave.

Pritet që kjo javë të jetë kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin, vranësirat do të jenë shumë pak prezente dhe reshjet do të jenë të izoluara, afatshkurtra dhe të përkohshme”, ka pëfunduar Adiola Bani.

/a.r

Next Post
SHBA e ka humbur besueshmërinë me Afganistanin

SHBA e ka humbur besueshmërinë me Afganistanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Shkurt 2026

February 5, 2026
Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

February 5, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

“Kodi aktual nuk i përmbush standardet”, ambasadori i OSBE: Komisioni për Reformën Zgjedhore të rifillojë punën

February 5, 2026
U plagos nga bashkëmoshatari me thikë, flet 15-vjeçari: Babai i tij e mësonte që të na godiste

Goditi me sende të forta 48-vjeçarin, arrestohet autori. I plagosuri transportohet me urgjencë tek “Trauma”

February 5, 2026
Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

February 5, 2026
Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

February 5, 2026
Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

February 5, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein

February 5, 2026
Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

February 5, 2026
Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In