Pas një fundjave me reshje të konsiderueshme në të gjithë vendin, kjo javë sipas meteorologëve parashikohet të ketë mot të qëndrueshëm dhe diell.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një ulje me 2-3 gradë në krahasim me ditët e mëparshme, por sinoptikanët i cilësojnë si temperatura tipike të muajit tetor.
Ndryshimet klimatike kanë bërë që reshjet që ranë gjatë fundjavës kanë përmbushur rreth 70-80% të kuotave mesatare mujore, pasi në shumë qarqe kishin intensitet të lartë.
Dhjetëditëshi i dytë i muajit tetor do të jetë i thatë, ndërkohë që fundi i tetorit risjell sërish reshje.

