• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti merr kthesën e fortë/ Meteorologia: Rënie drastike temperaturash dhe dëborë..

by Os De
01/10/2025 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meteorologia Tanja Porja ka bërë në “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN parashikimin e motit për këtë fillim tetori që ka ardhur i ftohtë pas një vere me temperatura të larta dhe thatësirë. 

Porja zbuloi se kjo fundjavë do të jetë e karakterizuar nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta, ndërsa në Veri të vendit do të bjerë edhe bora e parë. 

“Duke filluar nga sot do të shtohen vetëm vranësirat. Presim të ketë shi sot në mbrëmje dhe gjatë natës dhe ditës e nesërme presim  reshje me sasi të konsiderueshme kryesisht në ju, juglindje dhe zonat lindore. Veriperëndimi dhe i gjithë perëndimi, pra bregdeti shqiptar deri afër Vlorës paraqitet më mirë. Në fakt sonte gjatë natës presim për herë të parë reshjet e dëborës. Do të ketë veriu dhe verilindja reshje dëbore sonte gjatë natës dhe pasditja e së enjtes dhe të premten reshjet e dëborës deri në disa centimetra priten edhe në juglindje. Temperatura do të zbresë nga 27 gradë deri në 16 gradë. Nesër në mëngjes do të jetë edhe pjesa më e ngrohtë e ditës. Pas orës 09:00 termometri do të shënojë rënie duke kulmuar me të premten në mëngjes ku temperaturat do të zbresin nga 1 deri në 0 gradë Celcius në zonat malore. Në Tiranë dhe Perëndimin e vendit termometra i mëngjesit zbret nga 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimumet e zonës Perëndimore zbresin maksimumi deri në 19 gradë Celcius”, tha meteorologia Tanja Porja në “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN. 

Meteorologia shpjegoi më tej se ky mot i ftohtë është rezultat i një cikloni që sjell rryma ajrore të akullta nga veriu i Europës drejt Mesdheut, por do të zgjasë në periudha afatshkurtra. 

“Nuk është tipike vjeshte, kemi një hyrje afatshkurtër të dimrit në stinën e vjeshtës. Do të zgjasë deri të shtunën me mot tipik dimri mesdhetar dhe më pas i rikthehemi sërish vjeshtës. Kemi ardhjen e masave ajrore me shpejtësi nga veriu i kontinentit që do të zhyten deri poshtë në Juglindje duke bërë që termometri të zbresë me të paktën 10 gradë në një derivat më pak se 24 orësh. Nuk janë kushte kritike moti por sasia e reshjeve do të jetë e konsiderueshme. Gjatë gjithë tetorit ne do t’i kemi këto cikle afatshkurtra dy tre ditore në zona të ndryshme të Mesdheut”, zbuloi më tej meteorologia Tanja Porja në “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN. 

Next Post
Rama: Oficerët e sigurisë në shkolla, garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ

Rama: Oficerët e sigurisë në shkolla, garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com