Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i vlerave të larta barike në vendin tonë. Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të mbizotërojnë në vend. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 17°C maksimumi në rang territori.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në veri me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
/a.r