Ndeshja e javës së tretë të Serisë A mes Sampdorias dhe Romës, e planifikuar për t’u luajtur nesër në mbrëmje në stadiumin “Marasi”, është shtyrë për në një datë tjetër e cila do të vendoset më vonë.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e parashikimit të motit që ka bërë me dije se priten rreshje të shumta shiu në zonën e Xhenovës, ëka do të bëjnë të pamundur zhvillimin normal të ndeshjes.
a.ç