• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq, ministri Tahiri zbret në terren: S’ka cep të Shqipërisë që nuk arrijmë për të ndihmuar njerëzit

by Java News
10/01/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zbritur sot në terren për të monitoruar nga afër situatën e shkaktuar nga moti i keq që ka ‘mbërthyer’ këto ditë vendin. Gjatë një inspektimi në Klos, Tahiri shpërndahu dhe ndihma për familjet në nevojë.

“Jemi këtu për shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë në kushtet e motit të acartë. Jemi në Klos, por e njëjta gjë po ndodh në të gjithë qarkun e Dibrës, në të gjithë qarkun e Kukësit dhe në një pjesë të zonës në juglindje ku ka pasur probleme, veçanërisht në zonat rurale për shkak të motit të vështirë. Po u gjendemi familjeve në nevojë me bazën minimale për ushqime dhe veshmbathje në mënyrë që të gjithë ata që kanë probleme me kushtet e jetesës për shkak të motit, të mos gjenden të vetëm dhe të mos kenë probleme të rënda në jetën dhe shëndetin e njerëzve.”, tha Tahiri. Ndër të tjera ai shtoi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë, ndërsa shtoi senuk ka cep në vend që nuk është shkelur për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve.

“Ky është vetëm fillimi i një procesi, ndërkohë e gjithë struktura shtetërore është në këmbë për të bërë të mundur që infrastruktura të jetë pa probleme. Është kjo arsyeja pse të gjitha rrugët nacionale janë të zhbllokuara dhe po punohet në rrugët rurale për zhbllokimin e tyre dhe për të mos pasur probleme nga bora. Kjo në të gjithë vendin. Ndërkohë që po punohet intensivisht për t’iu gjendur pranë të gjitha familjeve që kanë probleme për shkak të izolimit në zonat e thella malore, në mënyrë që të mos iu mungojë asgjë, si nga ushqimet, ashtu edhe nga veshmbathjet, për të bërë gjithçka është e domosdoshme që të mos kemi pasoja të rënda në jetën dhe shëndetin e njerëzve. Ky është dimensioni solidar dhe social i qeverisë ndërkohë kemi marrë masa për t’iu gjetur pranë të gjithë njerëzve që kanë probleme.”, deklaroi ministri.

Tahiri shtoi më tej se: “Pushteti vendor është i gjithë në gatishmëri, qeveria është e gjitha në gatishmëri dhe të gjitha strukturat shtetërore janë në gatishmëri. Unë dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuojnë në këto ditë të vështira, pushtetin vendor, prefektin, Policinë e Shtetit, Emergjencat civile, strukturën e emergjencave shëndetësore, OSHEE-në për sigurimin e energjisë elektrike, pra të gjithë burimet njerëzore dhe mjete që janë në gatishmëri në këto ditë të vështira për të ndihmuar njerëzit.”.

PYETJE NGA GAZETARËT
Pyetje: Në disa zona të thella që nuk futet makina, për shembull Lura. Ka nevojë për të ndërhyrë nga ajri…
Ministri Tahiri: Strukturat e ushtrisë kanë 48 orë që nëpërmjet ajrit, pra fluturimeve të helikopterëve po ndihmojnë familjet e izoluara, në Kukës dhe në qarkun e Dibrës. Pra kemi shfrytëzuar çdo lloj mundësie dhe çdo kapaciteti që ka shteti shqiptar për t’ju gjendur njerëzve që sot kanë më shumë nevojë për shkak të acarit dhe motit të vështirë. Nuk ka cep të Shqipërisë sot që nuk arrijmë për të ndihmuar njerëzit dhe familjet në nevojë. Sigurisht që ka shumë punë, ka shumë nevojë. Ka familje që janë të izoluara. Kjo do pak kohë dhe duhet dhe pak ndihmë nga njerëzit. Ndaj është e domosdoshme që të ndihmojmë njëri tjetrin, më së pari duke bërë të mundur një lloj planifikimi minimal për të përballuar këto ditë të vështira dhe pastaj duke lajmëruar institucionet përkatëse sa herë ka situata vështirësie ku kërkohet ndërhyrja e institucioneve shtetërore dhe emergjencave për të përballur motin e vështirë.

ma.me

Next Post
I ftohti vrastar i merr jetën 60-vjeçarit, shënohet viktima e katërt në Korçë

I ftohti vrastar i merr jetën 60-vjeçarit, shënohet viktima e katërt në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohet nesër dalja në det për të gjitha mjetet lundruese!

Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohet nesër dalja në det për të gjitha mjetet lundruese!

July 23, 2026
“Nuk kanë më numrat e dikurshëm”, analisti zbulon arsyen e dhunës në protestë: Organizatorët dhe pagatorët nuk janë të kënaqur

“Nuk kanë më numrat e dikurshëm”, analisti zbulon arsyen e dhunës në protestë: Organizatorët dhe pagatorët nuk janë të kënaqur

July 23, 2026
Lamallari nxjerr videon: Qëllimet ogurzeza t’i harroni! Ja si protestuesit plagosin njëri-tjetrin

Lamallari nxjerr videon: Qëllimet ogurzeza t’i harroni! Ja si protestuesit plagosin njëri-tjetrin

July 23, 2026
Avokati: Protestuesit janë të paguar nga Berisha, duan me çdo kusht që të ketë viktima! SPAK të hetojë 21 janarin

Avokati: Protestuesit janë të paguar nga Berisha, duan me çdo kusht që të ketë viktima! SPAK të hetojë 21 janarin

July 23, 2026
Lagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca

Lagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca

July 23, 2026
PS miraton e vetme rezolutat për SPAK dhe 6 institucionet e tjera! Kalon buxhetin dhe 4.3 milionë eurot për koncertin e Kanye West

PS miraton e vetme rezolutat për SPAK dhe 6 institucionet e tjera! Kalon buxhetin dhe 4.3 milionë eurot për koncertin e Kanye West

July 23, 2026
Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

July 23, 2026
Balla: Berisha të merret i pandehur për 21 Janarin, të dalë para drejtësisë

Balla: Berisha të merret i pandehur për 21 Janarin, të dalë para drejtësisë

July 23, 2026
Kaos para Kuvendit, momenti kur qytetari goditet me send të fortë nga protestuesit (VIDEO)

Kaos para Kuvendit, momenti kur qytetari goditet me send të fortë nga protestuesit (VIDEO)

July 23, 2026
“Shqipëria pa opozitë, me këtë thikë në shpinë ngulur si plagë e pambyllur”

“Shqipëria pa opozitë, me këtë thikë në shpinë ngulur si plagë e pambyllur”

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In