• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Moti i keq krijon situata përmbytjesh dhe shumë familje të bllokuara prej dëborës

by Java News
04/03/2018 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po e vuan shumë dimrin e këtij viti, prej pandryshimit të gjatë të kushteve atsmoferike.  Situata nga moti i keq vijon të mbetet problematike në disa zona, kryesisht malore.  Ministria e Mbrojtjes në një situatë përmbledhëse thotë se qarqet më problematike janë Shkodra, Kukësi, Dibra, Lezha dhe Elbasani. Në zonat e thella malorë dhjetëra shtëpi janë bllokuar nga bora, ndërsa në zonat të tjera ka përmbytje si pasojë e rjeshjeve të shiut.

Si pasojë e reshjeve ka pasur një fryrje të lumenjve Drin dhe Bunë mesatarisht rreth 30 cm.

Akset rrugore të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.

Akse rrugore të kalueshme me zinxhirë janë: Tamarë-Vermosh.

Në Njësitë Administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra.

Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 50-60 ha tokë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.

Në fshatin Bërdicë janë përmbytur nga reshjet e shiut rreth 10-15 dynym tokë dhe në fshatin Trush rreth 20-30 ha tokë, Njësia Administrative Bërdicë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.

Qarku Kukës.

Lartësia e dëborës në Qafë Shllak ka arritur rreth 50 cm dhe Valbonë rreth 50 cm.

Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete dhe forca për çdo situatë të mundshme nga kushtet atmosferike.

Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon të jetë i bllokuar.

Aksi rrugor rural Kolsh-Qafë Shllak është hapur dhe është funksional pas rrëshqitjes së skarpatës.

Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë si pasojë e rënies së inerteve dhe gurëve të mëdhenj në trupin e rrugës aktualisht është i kalueshëm me një korsi. Firma kontraktore po punon për hapjen e këtij aksi rrugor.

Ka pasur mungesë të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj. Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Aktualisht nga reshjet e dëborës janë të izoluar 12 fshatra të bashkisë Kukës dhe 8 fshatra të bashkisë Tropojë, të cilët në total kanë ë28 banorë.

Qarku Dibër.

Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të kalueshme.Në Njësinë Administrative Arras, bashkia Dibër, rrezikohet të shembet një banesë nga rrëshqitja e tokës për shkak te reshjeve të mëdha të shiut. Janë marrë masa nga bashkia duke larguar familjet për të mos rrezikuar jetën e tyre.

 

Është e bllokuar nga reshjet e dëborës fshati Xibër në bashkinë Klos.Firmat kontraktore vazhdojnë punën për mbajtjen të hapura të akseve rrugore. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.Nga reshjet e dëborës aktualisht janë të bllokuara 30 familje në Xibër dhe në bashkinë Bulqizë.

 

Qarku Lezhë.

Akse rrugore të bllokuara janë:Akset rrugore Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang në Njësinë Administrative Fan;Akset rrugore Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë në Njësinë Administrative Orosh.Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e Njësive Administrative me fshatrat.

Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.

Prefekti i qarkut Lezhë inspektoi urën e dëmtuar dhe u morën masat duke angazhuar dy patrulla të drejtorive të policisë Lezhë e Shkodër, duke siguruar dhe bllokuar të dy anët e urës se shembur, për të evituar ndonjë ngjarje me pasoja në jetë njerëzore.

Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative Fan, Selitë dhe Orosh.

Qarku Elbasan.

Në fshatin Cerrujë të bashkisë Elbasan, ka pasur një rrëshqitje masive toke. Kjo ka bërë që të rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje po shkojnë specialistë të bashkisë Elbasan për të parë nga afër situatën.

Hidrocentrali i Banjës ka filluar shkarkimet me 250 m3 për mbajtjen në nivel normal të rezervuarit.

Aktualisht numri i familjeve të bllokuara nga dëbora është:

– 80 familje në bashkinë Elbasan (20 familje në fshatin Benë dhe 60 familje në Lukaxhi).

– 125 familje në bashkinë Librazhd (40 familje fshati Neshtë, 20 fshati Rinas, 20 fshati Ballgjin, 15 familje Stëblevë, 30 familje Qarishtë).

– 175 familje në bashkinë Gramsh (50 familje në fshatin Grabovë e Sipërme, 60 familje në fshatin Holte dhe 65 familje në fshatin Gjerë).

– 100 familje në bashkinë Përrenjas, të cilat janë në Njësinë Administrative Sravan.

Qarku Korçë.

Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshëm. Në Njësinë Administrative Velçan nga reshjet e shiut të rëna gjatë natës ka shkrirë një pjesë e dëborës dhe ka filluar qarkullimi i njerëzve të cilët ishin të izoluar nga dëbora.

Lumi Devoll është në kuota maksimale.

Rezervuari i Sovjanit në bashkinë Maliq është në kuota maksimale.

Në të gjithë qarkun ka pasur furnizim normal me energji elektrike dhe ujë të pijshëm./Ora News.tv/

Next Post
Statistikat/ Biznesi i rrobave të përdorura arrin rekord për 2017-ën

Statistikat/ Biznesi i rrobave të përdorura arrin rekord për 2017-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In