• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq/ Disa akse rurale të bllokuara, ja rrugët ku duhet të përdorni zinxhirë

by A R
19/01/2017 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë 24 orëve të kaluara mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të çrregullta që janë shoqëruar me reshje të dobëta. Akset kombëtare rrugore janë të kalueshme normalisht, në disa rrugë rurale ka vështirësi dhe kalimi bëhet me zinxhirë. Ndërkohë strukturat e Emergjencave po punojnë për hapjen e disa rrugët drejt fshatrave, që janë ende të bllokuara nga dëbora e rënë ditët e fundit.
QARKU DIBËR
Të kalueshëm me zinxhirë janë akset rrugore: Ura e Çerenecit–Steblevë (në vendin e quajtur Qafë Dragalic, Klenje), Lurë–Rrëshen (në vendin e quajtur Kraj, Lurë), Skuraj–Burrel–Qafë Bualli, Qafë Bualli–Krastë, Qafë Bualli–Peshkopi, Peshkopi–Kala e Dodës (Vasie), Muhur–Draj Reç, 3 fshatrat Lunar, Lukan, Kacni në Njësinë Administrative Selishtë, akset Ura e Çerenecit–Ostren–Trebisht, Ura e Qytetit–Zerqan, Klos–Xiber, Klos–Gurre dhe Burrel-Macukull.
I bllokuar është aksi rrugor Peshkopi–Lurë.
Punohet për normalizimin e gjendjes pas mungesës së përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në bashkinë Dibër e Bulqizë.
Ndërsa në të gjithë Qarkun Dibër nuk ka pasur probleme me furnizim të energjisë elektrike.
QARKU SHKODËR
Të bllokuara janë akset Qafë Thore–Theth dhe Kryezi–Iballë (Fushë Arrëz), ku po punohet për hapjen e tyre.
Të kalueshme me zinxhirë: Tamarë–Vermosh (Malësi e Madhe), Hadroj–Qafë Benë (Pukë), Fushë Arrëz–Qafë  Mali–Fierz (Pukë), Fushë Arrëz–Qafë Shllak (Pukë), Qafë Çelë–Pukë–Fushë Arrëz (Pukë), Bardhet–Kryezi (Fushë Arrëz), Shkodër–Bregu Lumit–Theth, Laç Vau Dejës–Qafë Çelë–Pukë, Iballë–Bardhet (Fushë Arrëz).
Pa anergji elektrike janë disa fshatra në Pult. Ndërsa në shkallë Qarku, nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore.
QARKU KUKËS
Akset rrugore nacionale Kukës, Has dhe Tropojë janë të kalueshëm pa zinxhirë.
Të bllokuara në bashkinë Kukës janë akset rrugore në Njësinë Administrative Arrën, fshati Turaj (Topojan), dhe fshati Nimçe (Zapod), për të cilat po punohet për lidhjen me qendrën.
Në Bashkinë Tropojë janë akset e fshatrave Curraj i Epërm, Salcë, Palcë dhe Gjonpepaj të Njësisë Administrative Lekbibaj, fshatrat Treshnjevë, Papaj, Gegaj të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, si dhe fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të Njësisë Administrative Bujan.
Probleme me energjinë elektrike janë shënuar në fshtrat fshatrat Kam, Çorraj, Zogaj, Kepenek (Njësia Administrative Bytyç).
QARKU KORÇË
I bllokuar është aksi Korçë–Dardhë, ku po punohet për hapjen e tij.
Të kalueshme me zinxhirë akset: Korçë–Voskopojë, Ersekë–Leskovik, Liqenas–Dogana–Goricë, Korçë–Dogana–Kapshticë.
QARKU GJIROKASTËR
I bllokuar aksi rrugor i Njësisë Administrative Libohovë, drejt Zagories, ku po punohet për hapjen.
Të kalueshëm me zinxhirë akset rrugore : Bënçë–Tepelenë, Kolonjë–Golem në Njësinë Administrative Picar (Gjirokastër).
QARKU VLORË
Qarkullimi në Qafën e Llogorasë e në Qafën e Muzinës kryhet normalisht dhe pa zinxhirë.
Parashikimi për nesër (20 Janar 2017)
Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të çrregullta.
Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:
       – 6°C dhe  -3°C në vendet malore
         3°C dhe  11°C në vendet e ulëta
         5°C dhe  13°C në bregdet.
/a.m.
Next Post
Juventus nuk ndalet, ofron Mandzukic dhe para për Sanchez

Renditja/ Juventus e vetmja italiane në 10 klubet më të pasura, dominojnë anglezët e spanjollët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com