Moti i keq ka shkaktuar avari në Vlorë. Era e fortë dhe reshjet intensive, kanë bërë që të pezullohet lundrimi në port deri në orët e pasdites.
Burime nga kapiteneria kanë konfirmuar për mediet se moti pritet të qetësohet vetëm pas orës 16:00, gjithashtu në këto momente asnjë mjet lundrues nuk lejohet të dalë në det.
Era e fortë gjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të marte ka shkaktuar dëme, me thyerje xhamash pranë stacionit të urbanëve. Në disa zona të qytetit mungon energjia elektrike.
a.ç