Ministri i Energjetikes Damian Gjiknuri ka bërë një pasqyrim të përgjithshëm për situatën dramatike në vend pas reshjeve të shumta që kanë përmbytur vendin.
Ai ka thënë ne mbledhjen e komitetit te Emergjencave Civile se të gjithë portet në vend janë aktivë dhe punojnë, përveç atij të Sarandës, ku është bllokuar linja e trageteve Sarandë-Korfuz.
Ai tha se janë rreth 600 punonjës në terren dhe qindra firma të kontraktuara që kanë ardhur në ndihmë të situatës së rëndë në shumë zona në vend.