• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Moti i keq paralizon vendin! Anulohet lundrimi i trageteve nga Durrësi, dëbora bllokon Rrugën e Arbërit! Uji ‘rrëmben’ 19 shtylla në Shkodër

by A R
20/01/2023 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Kjo ka sjellë bllokimin e rrugës së Arbrit ndërsa vijon pezullimi në 2 shkollat në Lezhë, oborret e të cilave ishin të mbuluara nga uji një ditë më parë. Teksa reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Krujën, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Moti i keq ka pezulluar edhe lundrimin nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas. Shkak është bërë stuhia detare, ndërsa pritet që lundrimet të nisin ditën e nesërme.

DURRËS – Kompanitë e lundrimit kanë anuluar lëvizjen e trageteve nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas për shkak të stuhisë detare dhe dallgëzimit deri në 8 ballë. Pritet që lundrimet të rifillojnë ditën e nesërme dhe pasagjerët do të rimbarkohen. Ata të cilët dëshirojnë të anulojnë udhëtimin e tyre, do të marrin mbrapshtë paratë e paguara për biletën.

DIBËR – Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar rrugën e Arbrit, bypass-in Qafë Murrizë. Policia bën apel që drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të Tiranës të përdorin rrugën alternative, aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Aktualisht subjekti kontraktor po punon për mirëmbajtjen, pastrimin e rrugës dhe hapjen e saj. Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes me shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

LEZHË – Intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë gjatë orëve të fundit, por edhe gjatë ditës së sotme nuk po bëhet mësim në dy shkollat të cilat një ditë më parë ishin nën pushtetin e ujit, shkollat ‘Gjergj Kastrioti’ dhe ‘Besëlidhja’.

KRUJË – Të gjitha malet në rrethin e Krujës janë të mbuluara nga dëbora, trashësia e së cilës varion deri në 15 cm. Rruga për Qafshtamë kalohet vetëm me zinxhirë. Ndërsa disa fshatra kanë mbetur pa drita për shkak të dëmtimit të linjave ekzistuese.

SHKODËR- Reshjet e borës në Shkodër ka vijuar të lërë të bllokuar aksin Bogë-Theth duke bërë të vështirë ndërhyrjen për shkak të orteqeve. Disa zona në Vaun e Dejës dhe Puke janë pa energji elektrike. Uji ka rrëmbyer 19  shtylla elektrike në njësinë administrative Vig Mnele dhe në lumin Gjadri në zonën e Hajmelit. Të përmbytura janë 1100 hektarë tokë dhe vijon jashtë funksionit ujësjellësi Oblika 1.

/a.r

Next Post
Drejtori i CIA-s takim sekret me Zelensky-n për hapat e ardhshëm të Rusisë

Drejtori i CIA-s takim sekret me Zelensky-n për hapat e ardhshëm të Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In