Reshjet e shumta të dëborës kanë bllokuar thuajse tërësisht zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë, ku madje ka patur dhe rënie të orteqeve të borës. Një i tillë ka rënë në zonën e Qafë Malit- Fierzë. Orteqet e dëborës kanë rënë në vendet e njohura si Arste dhe Porav. Aktualisht në zonë kanë shkuar punonjësit e ARRSh-së, të cilët po mundohen të hapin rrugët, por situata paraqitet e vështirë pasi dëbora ka shkuar deri në 1 metër lartësi./a.meta