Një tjetër valë e re e motit të keq ka përfshirë veriun e Italisë. Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq në Lombardi, alarmin portokalli në Emilia, Trentino dhe Veneto dhe alarmin e verdhë në Romagna, Alto Adige dhe Liguria.
Mediat italiane raportojnë se shiu i dendur që ra gjatë natës në Milano sipas nivelit Lambo i kaloi dy metrat.
Në Bergamo dhe Lecco shkollat e mesme u mbyllën, ndërsa në Val Brembana, Val Serina dhe Valle Imagna u urdhërua mbyllja e të gjitha instituteve të të gjitha niveleve. Seveso është gjithashtu nën vëzhgim të veçantë.
/a.r