• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Moti i keq mbërthen Evropën, kaos në udhëtime dhe viktima nga acari

by A R
06/01/2019 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europa përballet me një javë të acartë, në mesin e parashikimeve për një stuhi gjigante bore në një pjesë të madhe të kontinentit.

Europianët, sipas shërbimit të motit të BBC-së, do të përballen me kaos në udhëtime për shkak të reshjeve të borës dhe akullit, që gjatë javës së ardhshme do të jenë të kudondodhura.

Shërbimet meteorologjike kanë lëshuar paralajmërime për acar në disa zona të Gjermanisë dhe Austrisë.

Meteorologët paralajmërojnë se, Europa duhet të përgatitet për më shumë reshje bore. Në lindje të kontinentit, i ftohti do të dominojë, ndërkohë që reshje të shumta priten në Austri, Alpet lindore, Ballkan dhe Poloni.

Madje, sipas meteorologëve ka reshje të pazakonta bore në Turqi dhe Greqi. Pikërisht nga fqinji jugor vjen edhe lajmi për 3 viktima në periferi të Athinës, si pasojë e motit të keq.

Ndërkohë që një mot i lagësht, me shi dhe borë po i drejtohet edhe Skandinavisë. Po ashtu, gjatë javës së ardhshme Londra dhe Parisi do të regjistrojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Berlini po ashtu do të përballet me acar, ndërsa në Moskë, mërkuri në termometër do të zbresë nën -10 gradë Celsius që nga e hëna. Një pjesë e rrugëve më të rëndësishme në Europë mund edhe të mbyllen si pasojë e këtyre kushteve të motit.

Era e fortë nuk do të mungojë, pavarësisht se stuhitë më të mëdha të borës, sipas meteorologëve do të fokusohen në Gjermaninë jugore dhe Austri, ndërkohë që reshje bore ka pasur edhe në Italinë jugore. Kushtet ekstreme të motit i kanë përfshirë tashmë vendet europiane të Mesdheut, duke filluar që nga 48 orët e shkuara.

a.cupaj

Next Post
FOTOT/ Modelja nuk e fsheh celulitin: Kalova një krizë, por sot jam e lumtur!

FOTOT/ Modelja nuk e fsheh celulitin: Kalova një krizë, por sot jam e lumtur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com