• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq, evakuohen 5 familje/ Rrugë të bllokuara në disa qarqe. Pa energji fshatrat në Dibër, Kukës dhe Korçë

by Os De
18/11/2025 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të ditës së sotme kanë krijuar problematika në disa zona, ku strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë angazhuar për të ndihmuar qytetarët. 

Evakuime 

Për shkak të pranisë së ujit në banesa, është kryer evakuimi i një familje prej 5 anëtarësh nga ekipet e Forcave të Armatosura në fshatin Dukagjin i Ri, njësia administrative Thumanë. 

Në njësinë administrative Zejmen, si pasojë e vërshimit të përrenjve të Prullit dhe Pllanës, ka prani uji në 4 banesa. Banorët janë akomoduar përkohësisht nga strukturat vendore. Forcat e emergjencave kanë kryer tërheqjen e ujit dhe pastrimin fillestar të ambienteve të prekura. 

Situata sipas qarqeve: 

Qarku Durrës 

Bashkia Durrës: 

Vijon puna në terren për eliminimin e pasojave të reshjeve në njësitë Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm. 

Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale. 

Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë. 

Qarku Dibër 

Situata paraqitet e qetë, përveç mungesës së energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. 

Grupet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve. 

Qarku Lezhë 

Bashkia Kurbin: 

Vijon puna për normalizimin e situatës në Mamurras dhe fshatrat Gjorëm, Zhejë dhe Fushë Mamurras. 

Në fshatin Shpërdhe, rruga është dëmtuar nga ujërat e lumit Droje. 

Puna vijon edhe në segmentin Skuraj–Gallatë–Vinjollë, i cili mbetet i bllokuar për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Vinjollë. 

Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave. 

Qarku Kukës 

Ka rënie inertesh në disa akse rrugore, dhe kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin e tyre. 

Segmenti Vranisht–Fajza (njësia Fajza, bashkia Has) është dëmtuar si pasojë e reshjeve. 

Qarku Shkodër 

Bashkia Shkodër: 

Vijon pastrimi i inerteve në segmentin Gimaj–Bregu i Lumit (njësia Shalë) nga trupat e FA dhe punonjësit bashkiakë. 

Segmenti Ndërlysë–Breg Lumi mbetet i bllokuar; po punohet për hapjen e tij. 

Qarku Elbasan 

Nuk ka raportime për problematika, përveç rënies së inerteve në segmentet Elbasan–Librazhd dhe Elbasan–Rrogozhinë, të cilat po pastrohen nga operatorët e mirëmbajtjes. 

Situata Energjetike 

Ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë në: 

  • disa fshatra të njësisë administrative Rubik (Mirditë),
  • fshatratTorocish, Kukës, Berishë dhe Lekbibaj të Tropojës, 
  • njësitë Kurvelesh, Zagori,Luftinjë dhe Dropull i Poshtëm (Qarku Gjirokastër), 
  • disa njësi administrative të Qarkut Korçë.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika. 

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për marrjen e masave në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike. 

 

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

November 25, 2026
Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

November 25, 2026
Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

November 25, 2026
Reshjet bëjnë rrugët të pakalueshme në Bulqizë, problemet vazhdojnë edhe në Durrës

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

November 25, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

November 25, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

November 25, 2026
“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

November 25, 2026
Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

November 25, 2026
Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

November 25, 2026
Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In