• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq dhe shkollat, Rama: Në 3 vitet e ardhshme 1 miliardë dollarë për infrastrukturën në shkolla

by Java News
15/01/2017 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social “Komunikimin e Javës” ku theksin e ka vënë tek moti i keq i vendit dhe rihapja javën e ardhshme e shkollave në vend. Rama është shprehur se fatkeqësisht këtë vit disa jetë janë humbur për shkak të ftohtit, një eksperiencë kjo e re për vendin, në kushtet kur diçka e tillë vetëm ishte me të dëgjuar nga vendet e huaja. Përpos kësaj kryeministri është shprehur se ky dimër është kthyer në një mësim për qeverinë dhe pushtetin vendor, në mënyrë që dimrin e ardhshëm të mos ketë jetë të humbura.

Në lidhje me rinisjen e shkollës, kryeministri është shprehur se askush nuk duhet të mendojë se arsimi është lënë pas dore, pasi për 3 vitet e ardhshme qeveria ka në plan të injektojë për infrastrukturën e shkollave, rrugët etj, rreth 1 mld dollarë.

Kryeministri ka falenderuar forcat e policisë së shtetit dhe atyre të armatosura për ndihmën e tyre duke qenë në krye të detyr3ës dhe duke dhënë ndihmë.

Viti ka nisur me një vështirësi të jashtëzakonshme për shkak të uljes dramatike të temperaturave. Dihet se cdo dimër, kur temperaturat ulen edhe më pak se kaq, pika më e dobët e vendit tonë mbetet rrjeti i shpërndarjes së energjisë. Kemi trashëguar një rrjet të amortizuar, ku prej dekdash nuk është investuar….

Megjithatë sot duhet nënvizuar se falë reformës dhe një pune të përkushtuar, pavarësisht motit ekstrem pati ndërprerje më të pakta se në 26 vitet e fundit. Falenderoj punonjësit e OSHEE që nuk lanë dhe nuk po lënë pas dore asnjë zonë, madje edhe këtë herë rrezikuan edhe jetën e tyre ashtu sic ishte rasti me një punonjës të Kukësit i cilit ju dha ndihma e shpejtë në kushtet kur mund të humbte funksionet e tij jetësore.

Ndërkohë qqë gjatë këtij viti investimet do të vijojnë në rrjet, prandaj jam i bindur se pavarësisht temperaturave problemet në dimrin e ardhshëm do të jenë më të pakta.

Ndërkohë fatkeqësisht janë regjistruar disa jetë të humbura nga i ftohti. Këto i kishim vetëm dëgjuar nga vendet e huaja që kanë cdo dimër me të tilla temperatura, por që si kishim hasur në Shqipëri. Prandaj dua të falenderoj bashkitë e vendit dhe në rradhë të parë atë të Tiranës,m duke marrë shembull për masat e marra për strehimin e ushqimin e endacakëve, pasi humbjet e jetëve nga i ftohti mund të kishin qenë më të mëdha.

Me siguri mësimet e këtij viti do të ndihmojnë në përgatitjen më të plotë për pushtetin vendor, në dimrat e ardhshëm.-tha Rama./java/a.k

Next Post
Zv.Kryeministri serb flet për Kosovën (por televizori prapa tij jep disa skena aspak “serioze”)

Zv.Kryeministri serb flet për Kosovën (por televizori prapa tij jep disa skena aspak "serioze")

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com