• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq/ ARRSH: Qarkullimi është normalizuar, kujdes rrëshqitjet e inerteve

by Lorenc Vangjeli
09/01/2016 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve janë marrë informacionet e nevojshme për gjendjen e akseve kombëtare, të cilat janë paraqitur në tabelën më poshtë.

Aktualisht qarkullimi i mjeteve është normalizuar, megjithatë rekomandohet që të bëhet kujdes me  shpejtësinë e qarkullimit të mjeteve në akset ku ka rënie gurësh, inertesh, etj, si dhe në akset ku ka patur ngrica gjate natës.

INFORMACION MBI GJENDJEN E KALUESHMËRISË

SË AKSEVE RRUGORE KOMBËTARE (sipas Qarqeve) 

datë 09.01.2016

 

QARKU

 

Situata

 

Rekomandime

 

 

 

 

 

TIRANË

Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.

 

Akset  Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena +  Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht.

Në gadishmeri jane 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore.

Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, në segmentin  Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme.  Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë.

 

Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë.

 

 

Nga informacioni që është dërguar nga supervizori i Kontratës nr.2, ne segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj që i përket kësaj kontrate, në vendin Ura e lumit Derje, është dëmtuar mbrojtja prej betoni. Si  rezultat është gërryer trupi i rrugës në një gjatësi prej 115 ml. Për këtë problem është ngritur grupi i punës me përfaqesues të Drejtorisë dhe të firmës që mbulon këtë kontratë .

Është çuar një ekskavator për të bërë devijimin e lumit,  në mënyrë që të mos godasë trupin e rrugës, kjo si zgjidhje provizore.

Gjithashtu inxhinieri topograf i firmës ka bërë rilevimin , për të marrë masat për një zgjidhje përfundimtare.

Janë marrë masa me sinjalistikë.

 

DURRËS

 

 

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.

Te bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.
 

 

VLORË

Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.

Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh.

Në Llogora  janë në gadishmëri  1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë.

Te behet kujdes ne kalimin e segmenteve ku ka rrezik per renien e dherave  dhe te respektohet sinjalistika e vendosur.
 

 GJIROKASTËR

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.

Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë,  dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë.

 Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur.

Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Te behet kujdes ne kalimin ne segmentet rrugore ku ka rrezikshmeri per renien e gureve ne rruge.
 

 

 

 

ELBASAN

1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:

    1. Murrash, km 73-77
    2. Dragostunjë, km 81-84
    3. Pishkash, km 101-103
    4. Qafë Thanë, km 110-113

 

Ne Xibrake, ne Km 63,2, tek shembja e murit, qarkullimi kryet me nje kalim te rregullt dhe nje kalim ne korsi provizore.

 

Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin është normale.

 

Në aksin Librazhd – Steblevë situata për momentin është normale. Këtu jane ne gadishmeri 1 traktor me zinxhire, 1 fadrome dhe 11 punetore.

 

2. Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:

    1. Derven, km 60-63
    2. Babluc, km 66-67

 Në këto momente qarkullimi është normal. Ketu jane ne gadishmeri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punetore.

 

3. Në Papër, km 57, situata është normale.

 

4. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë:

1.      Banjë – Drizë, km 77-89

2.      K/Shirgjan – Drizë, km 72-80

Qarkullimi është normal deri në keto momente. Ka mjete e punetore ne gadishmeri.

 

5. Aksi Gramsh – Kodovjat,  Bersnik,  Mashan,  Km 104-109, qarkullimi  kryhet normalisht.

Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera.

Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë.

Të respektohen tabelat e sinjalistikës, sidomos tabelat e shpejtësisë

       

         KORÇË

 Gjendja e Akseve rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore.

 

Në akset e ketij qarku janë në gadishmeri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamione dhe  punetore ne segmentet  me problematike.

Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohet sinjalistika në vendet ku ka prani të ngricave në rrugë.
 

FIER

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të makinave.
 

BERAT

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë.  
 

 

         KUKËS

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku.

 Ne aksin Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë janë në gadishmeri 3 mjete, në aksin Kukës – Krumë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Draj Reç janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Domaj – Bushtrice janë në gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukës – Qafë Shllak janë në gadishmeri 2 mjete, në aksin Kukës – Ura e Zapodit jane ne gadishmeri 2 mjete, ne akset e Tropojes jane ne gadishmeri 10 mjete.

1. Në aksin Krumë- Qafe  Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.

3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh.  Janë pastruar  nga firma kontraktore.

4. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi,  ka  çedim të trupit të rrugës 20-70 cm,  dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.

Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.

 

Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika në vendet ku ka probleme në rrugë dhe rënie gurësh e materialesh të tjera.

Gjithashtu të bëhet kujdes në ato segmente ku ka ngrica ne rruge.

 

        DIBËR

Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 14 mjete, ne zonat ku ka rrezik per renien e materialeve ne rruge. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik te renies se materialeve ne rruge, si dhe te lageshtise ne rruge.

1.  Gjatë gjithë  aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here  rënie gurësh në rrugë, që krijojnë  probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz,  ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës.  Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, Ne gadishmeri jane 2 mjete.

2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.

3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka rreshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Të bëhet kujdes në qarkullim në akset ku ka inerte në rrugë dhe të respektohet sinjalistika.

 

 

 

   SHKODËR

Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

Në akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve.

Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik për rënie gurësh në rrugë. Edhe ketu është në gadishmëri 1 fadrome. Në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rreshen – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete.

Në aksin Qafë Mali – Fierze janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete.

1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

2.  Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi  i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj.  Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.

3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka  probleme për qarkullimin. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.

4. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për  rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.

 

Të bëhet kujdes në zonat ku  ka ngrica në rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta të natës. Gjithashtu të bëhet kujdes në zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë.

 

 

         LEZHË

Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

Në aksin Milot – Skurraj – Rrëshen është në gadishmëri 1 mjet, në aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete.

1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :

a. Mashterkovë km 26,

b. Fan km 28.5,

c.  Bicak km 34,

Në km 34 të këtij aksi rrugor ka ndodhur një shembje e madhe dhe menjehere në vend është vendosur sinjalistika e nevojshme . Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.

Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

 

 

 

 

 

 

 

Next Post

Rikthehen reshjet e shiut në veri, Ministri Cani zbret për inspektime në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In