Moti gjatë javës sjell ulje temperaturash dhe reshje shiu

Zyrtarisht ka hyrë vjeshta dhe kushte të paqëndrueshme atmosferike kanë përfshirë të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që vranësirat të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit, më të dendura në zonat malore duke sjellë reshje të pakta shiu.

Sipas Meteoalb, edhe dita e nesërme mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura duke rrezikuar reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht te ato qendrore.

“Dita e mërkurë dhe e enjte intensifikon vranësira duke sjellë shira, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe në pjesën më të madhe të territorit të vendit. E premtja dhe fundjava do të sjellin pauzë të reshjeve duke i izoluar reshjet vetëm në zonat malore.

Për sa i përket temperaturave për sot dhe nesër mbetemi në ato të larta ku minimalja është 13 gradë në zonat juglindore dhe maksimalja shkon deri në 30 gradë. Pritet që deri nga e mërkura të kemi rënie të temperaturave, duke kulmuar të premten dhe në fundjavë ku do të kemi rënie të ndjeshme ku në zonat malore shkon edhe 7 gradë dhe maksimalja nuk shkon më shumë se 25 gradë.

Problematikë mbetet era, duke bërë që shpejtësia të shkojë edhe deri në 50km/h duke sjellë dallgëzim të lartë në brigjet detare,” bën të ditur meteorologia Lajda Porja.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com