• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Moti do të përkeqësohet”/ Ministria e Mbrojtjes: I gjithë vendi do të ketë reshje me intensitet të lartë…

by
23/01/2023 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq, ku disa zona ka reshje shiu dhe në disa zona bie borë.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq, ku disa zona ka reshje shiu dhe në disa zona bie borë.

Sipas Ministrisë, ka një përkeqësim të fortë të motit, me reshje të larta bore dhe ngrica.

“I gjithë territori i vendit do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Në zonat malore në lartësitë 700 – 800 mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.

Niveli i lumenjve Drin dhe Buna janë nën nivelin kritik dhe lumenjtë e tjerë janë në kuota normale duke mos paraqitur problem për përmbytje.
Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,5 m nga 2 m që është niveli kritik.
Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 5,85 m nga 7,5 m niveli kritik.
Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,4 m nga 8,7 m niveli kritik.
Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 4,7 m nga 8 m që është niveli kritik.
Hidroforët janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 600 m3/s; në basenin ujëmbledhës Koman – Vau i Dejës është në Koman 290 m3/s dhe Vau i Dejës 50 m3/s.
Në kaskadën e Drinit vijojnë shkarkimet me 303 m3/s. Shkarkimet në digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s. Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika në të gjitha qarqet, më të pakta janë në qarkun Korçë dhe Kokës. Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë.

Në qarkun e Shkodrës në total ka rreth 1400 ha tokë bujqësore të përmbytur. Në njësinë administrative Ana e Malit është 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç është 100 ha. Më qarkun e Lezhës kemi zvogëlim të sipërfaqes së tokës së përmbytur nga 690 ha që ishte në datën 22 janar 2023 në 350 ha. Në bashkinë Lezhë janë 250 ha dhe në bashkinë Kurbin 200 ha.

Për sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normalisht në të gjitha rrugët nacionale.
Në bashkinë e Tropojës trashësia e dëborës ndryshon nga 15 cm deri në 50 cm, në bashkinë Kukës në disa zona trashësia e dëborës është nga 10 cm deri në 25 cm. Ne aksin rrugor Korçë – Dardhë trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm. Vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët e dëborës aksi Bogë – Theth i cili ka prezencë dëbore mbi 1 cm.
Vazhdon të jetë i lartë niveli i ujërave të “Përroit të Thatë” duke mbajtur të bllokuar segmentin rrugor Dedaj – Boge, pikërisht në kilometrat 5,5 dhe 13,5, ku nëpërmjet sinjalistikës provizore kalimi orientohet në rrugë alternative.

Rruga e Obotit vijon me prezencë uji edhe ditën e sotme me një nivel 65 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin e qytetarëve. Aksi rrugor në Currila, bashkia Durrës, i cili u bllokua mëngjesin e sotëm nga rrëshqitjet e dherave është pastruar nga strukturat e bashkisë dhe vijon qarkullimi normalisht. Strukturat e ARRSH dhe strukturat e pushtetit vendor po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve. Nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është pezulluar procesi mësimor në 13 shkolla të njësive administrative Pult, Shosh dhe Shalë të bashkisë Shkodër. Situata e emergjencës në të gjithë territorin e RSH është nën kontroll, vazhdon pa ndërprerje bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile.

Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 60 forca ushtarake me 7 mjete të kalueshmërisë së lartë.
Ministria Mbrojtjes dhe Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, do të vijojnë të jenë në gatishmëri dhe do të aktivizojnë kapacitetet në nivel kombëtar për menaxhimin e çdo lloj situate që mund të krijohet si pasojë e kushteve të motit. I bëjmë thirrje qytetareve të shmangin udhëtimet me qëllime turistike në zonat ku ka prezence dëbore, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve të autoriteteve rrugore dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje.”, tha drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, Robert Hysenllari në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

/e.d

Next Post
Rrëfehet gruaja që gjente vajzat për festat e seksit/ A shkoi me vajzën 17-vjeçare princi britanik?

Rrëfehet gruaja që gjente vajzat për festat e seksit/ A shkoi me vajzën 17-vjeçare princi britanik?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In