• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mot kaotik në vend, meteorologët: Temperaturat do të rriten sërish

by Java News
04/01/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë fillimviti, vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu të cilat do të shoqërohen me stuhi dhe rrufe.

Meteorologët sqarojnë se pas uljes së temperaturave në ditët e para të këtij viti, të cilat shënuan edhe reshjet e para të deborës në zonat malore, ditën e mërkurë pritet të kemi rritje të temperaturave me 4 deri në 5 gradë dhe reshje të dendura shiu.

“Ditën e mërkurë presim të riaktivizohet një qendër e presionit të ulët atmosferik, do të kemi afrimin e masave të ngrohta, me origjinë mesdhetare. Do të kemi një kontrast të fortë termik që do të sjellë reshje shiu me intensitet të lartë që do të kalojnë 70 mm. Këto do të jenë kryesisht në ultësirën perëndimore, Shkodër, Lezhë, Durrës, në vijën bregdetare, reshjet do të jenë të vazhdueshme, të cilat do të ketë rrufe pothuajse në mesditë dhe pjesës së dytë të ditës së mërkurë. Të mërkurën pritet që temperaturat do të jenë rreth 16 gradë Celcius”, tha Rezarta Xhakollari për Top Channel.

Në buletinin e Qendrës Kombëtare për parashikimin dhe monitorimin e rreziqeve natyrore thuhet se nga dita e martë deri të premten pritet shtim i prurjeve në basenet e lumenjve të Shkumbinit , Erzenit, Drin i Lezhës, Drin dhe Bunë. Ekspertët parashikojnë përmbytje të vogla anës brigjeve të lumenjve . Reshjet e shiut pritet të ndalen në fundjavë ku do të kemi sërish një ulje të temperaturave.

“Dita e premte parashikohet të ketë një ndërprerje totale të reshjeve po dhe jnë rënie sërish të temperaturave. Në zonat malore sërish do të kalojë në vlerat negative në orët e mëngjesit dhe fundjava presim të riaktivizohet një qëndër tjetër e presionit të ulët atmosferik. Do të kemi sërish ardhjen e masave ajrore të paqëndrueshme nga veriperëndimi i Europës, dhe do të përfshijë të gjithë vendin me reshje shiu”, thotë Xhakollari.

Ndryshimet e klimës kanë nisur të shfaqen dukshëm përmes këtyre episodeve të shkurtra dhe aspak të zakonta, të cilat shkaktojnë përmbytje por edhe thatësira të zgjatura.

Next Post

Shkodër/ Vrau dy vëllezërit, policia vijon kërkimet për autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In