• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mot i kthjellët, por relativisht i ftohtë, si do të luhaten temperaturat sot

by A R
28/01/2024 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria

Pritet sërish rënie e vlerave, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët por relativisht të ftohtë; por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në të gjithë territorin e vendit por mundësia për reshje është thuajse zero. Rikthehen problematikat e ngricave në akset rrugore; përgjatë zonave malore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2 C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë Republikën e Kosovës ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore dhe veriperëndimore ndërsa vranësirat do të përqëndrohen në zonat Lindore të Kosovës. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin grumbullim të vranësirave në ekstremin Verior të Kosovës duke rrezikuar momente me flokë dëbore në majat e maleve. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4 C deri në 6°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por mesatare gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme nga Veri-Verilindja e Europës duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4 C deri në 8°C. Era do të fryjë e lehtë paradites por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga
drejtimi verior dhe verilindor.

Rajoni dhe Evropa

Rajoni i balltikut si dhe pjesërisht; Europa Qendrore do të paraqiten nën mbziotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë- 24 orëshit. Po ashtu; vijon problematike situata në Britaninë e madhe me rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ndërsa moti i kthjellët por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në; Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe të Zi.

/a.r

Next Post
Rritja e pritur e së djathtës në PE mund të ndikojë në zgjerim

Rritja e pritur e së djathtës në PE mund të ndikojë në zgjerim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com