• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mot i keq në Vlorë, era e fortë krijon probleme, anulohet lundrimi

by S T
08/12/2024 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlora pritet që në orët në vijim të preket nga moti i përkeqësuar. Kushtet atmosferike të rënduara kanë filluar prej mëngjesit të kësaj të diele, ku era e fortë bregdetare po vazhdon prej orësh. Më pas pritet të nisin dhe reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë. Gazetari i A2 CNN, Edi Ruçi, raporton se deri më tani nuk ka problematika, por vetëm trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka dalë në Rad, në det të hapur, duke mos qëndruar i ankoruar në kalatat e portit detar. Kjo për shkak të erës së fortë, e cila mund të shkaktojë përplasje të tij me kalatat e portit dhe si rrjedhojë dëme të shumta materiale.

Lundrimi detar nuk është pezulluar për tragetet e linjës me Brindisin apo edhe për mjetet lundruese dhe ato të peshkimit. Por mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese nuk kanë dal në det pasi era me shpejtësi 20-25 metër për sekondë e bënë të pamundur momentalisht lundrimin e tyre.

Ndërkohë Bashkia e Vlorës dhe Ujësjelleës Kanalizimet njoftojnë qytetarët që të kenë kujdes gjatë situatave me reshjet e shiut. Ato u bëjnë apel banorëve të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë, të cilat u përmbytën dy muaj më parë.

“Meteorologët parashikojnë se gjatë ditës së sotme, e diel, 8 dhjetor, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash. Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, Pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi dhe shkolla “Halim Xhelo””, njofton Bashkia e Vlorës.

Gjithashtu bashkia njofton se “grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, teksa u bën thirrje banorëve të kontaktojnë në numrat e telefonit 128, 129 dhe në rrjetet sociale përkatëse në çdo rast.

/S.T

Next Post
“Viti më i keq i jetës sime”, Bieta Sulo flet për herë të parë për sëmundjen e partnerit të saj: Besoj se betejën e kemi fituar

“Viti më i keq i jetës sime”, Bieta Sulo flet për herë të parë për sëmundjen e partnerit të saj: Besoj se betejën e kemi fituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

August 23, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

August 23, 2026
Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

August 23, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Dyndje në Morinë, mbi 41 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

August 23, 2026
Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com