Avokati Idajet Beqiri komentoi në emisionin “3D” në RTSH mosvendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konfliktin e kompetencave mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor.
Sipas Beqirit, problemi kryesor është krijimi i një ngërçi institucional, ku institucionet u përfshinë në një luftë të pakuptimtë.
Avokati nënvizoi se vendimi i Kushtetueses ishte i domosdoshëm për të sqaruar kompetencat, por e futi vendin në një ngërç edhe më të rëndë institucional.
“Problemi është që u krijua një ngërç dhe futi institucionet në një luftë të pakuptimtë dhe në këtë luftë i vuri një kërkesë e papërgjegjshme e SPAK. Problemi është se u futën institucionet në këtë ngërç të rëndë dhe e kanë peshqesh nga SPAK, që me zell të jashtëzakonshme duan të marrin më shumë pushtet nga sa kanë. Kushtetuesja ishte në një situatë që duhet ta ndante çështjen sepse se ka futur edhe vendin në një telash të madh. Kushtetuesja duhet të dilte me një vendim”, tha Beqiri.











