• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mospjesëmarrja në Samitin e Sarajevës/ Daçiç: Prishtina dhe Tirana po punojnë për “Shqipërinë e madhe”

by Java News
08/07/2019 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka akuzuar sot qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë se po punojnë në krijimin e “Shqipërisë së madhe”.

Daçiç, derisa po merr pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje-Hercegovina, ka thënë se është e dukshme që Kosova dhe Shqipëria kanë nisur të zbatojnë politikën e përbashkët të jashtme. Ai përkujtoi se Ministri i Jashtëm Bexhet Pacolli tha me këtë rast se marrëveshja për një politikë të jashtme të përbashkët përfaqësonte Shqipërinë dhe e vetë-deklaronte Kosovën si një komb, raporton “Blici” serb.

“Pacolli thotë se marrëveshja për politikë të përbashkët të jashtme i paraqet Shqipërinë dhe Kosovën si një komb të vetëm. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të vërtetohet se në prag e kemi krijimin e Shqipërisë së madhe”? Imagjinoni nëse Serbia tani do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me “Republikën Sërbska” (në Bosnje)? A është atëherë një shkelje e integritetit territorial të BiH apo me ndonjë interes? Ndoshta të gjithë do ta dënojnë atë”, tha Daçiç para gazetarëve të cilët kërkuar nga ai të komentojnë vendimet e qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë që të mos marrin pjesë në samit.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Beogradi, ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk ka asgjë kundër pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativa ndërkombëtare siç është kjo e SEECP-së, por nuk do të lejonte që të paragjykohej zgjidhja e statusit.

“Për Kosovën s’ka zgjidhje përderisa nuk merret vesh me Beogradin. Ndoshta dikush ia premton këtë, por kjo nuk është reale”, tha Daçiç.

Ai thotë se mosshkuarja e delegacionit të Kosovës në Bosnje ka për qëllim t’i bëjë presion Bosnjës që të njohë pavarësinë e Kosovës.(TemA TV)

Next Post
FOTO/ Plumba drejt inspektorëve në Bulqizë, kontrollonin pyllin

FOTO/ Plumba drejt inspektorëve në Bulqizë, kontrollonin pyllin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In