• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mospërputhje dhe paradokse në pretendimet e LSI në zgjedhjet pa rivalitet/ Kryemadhi ka manipuluar numrin e anëtarëve?

by Java News
28/11/2020 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i shqiptarja.com Adriatik Doçi ka bërë një investigim mbi zgjedhjet në LSI ku Moniska Kryemadhi u rizgjodh si kryetare.

Gazetari tregon mospërputhje dhe paradokse në pretendimet e LSI për numrin e anëtarëve, në dy vjet numri nuk ndryshoi, pas valës së largimeve në 2018 numri u rrit me 5 mijë.

Shkrimi i plotë nga Adriatik Doçi

Zgjedhjet pa rivalitet për të rikonfirmuar në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reflektojnë dyshime të forta për një manipulim të mundshëm të numrit të pjesëmarrësve në votime. Teksa për fituesin nuk pritej ndonjë surprizë, vëmendja ishte fokusuar vetëm tek shifra anëtarëve që do votonin kandidatin e vetëm, meqenëse sondazhet e viteve të fundit flasin për një rrudhje të LSI-së deri në 1 për qind. Zyrtarisht, përfaqësues të LSI kanë deklaruar se kanë votuar 46 mijë anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë në total. LSI pretendon se ka rreth 55 mijë anëtarë në total.

Ndërkaq, në vitin 2012, Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar 36 mijë anëtarë në total. Numri i anëtarëve u raportua gjatë zgjedhjeve për kreun e LSI, ku garonin Ilir Meta dhe Luan Rama, ku morën pjesë 31,422 anëtarë ose 86%. Në vitin 2016, sipas një raporti “demokracia e brendshme në partitë shqiptare”, LSI ka deklaruar se kishte deklaruar 50300 anëtarë, pra që anëtarësia e saj ishte rritur në 4 vite me 14 mijë, ose me 3.5 mijë në vit.

Dyshimet për një manipulim të numrit të anëtarëve shfaqen bazuar në një raport zyrtar i administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vitin 2019, mbi auditimin e pasqyrave financiare të LSI-së për vitin 2018, në këtë raport, thuhet se në regjistrat e LSI, në vitin 2018, ishin rreth 50 mijë anëtarë. Ky është raporti i vetëm që flet për numrin e anëtarëve të kësaj partie.

Si ka mundësi që nga viti 2012 deri në vitin 2016 numri i anëtarëve është rritur me 14 mijë, ndërsa nga viti 2016 deri në vitin 2018, nuk ka ndryshuar?!

Edhe numri 50 mijë nuk mund të jetë real, pasi një pjesë e anëtarësisë së partive politike në Shqipëri është fiktive, për shkak të lëvizjes së disa anëtarëve nga një parti në një tjetër. Për këtë arsye, PD dhe PS herë pas herë ndërmarrin kontrolle për evidentimin dhe çregjistrimin e anëtarëve fiktivë.

Ndërkaq, në vitin 2018 deri në vitin 2019, ndodhi një fenomen i befasishëm: Qindra anëtarë dhe përfaqësues vendorë braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u bashkuar me Partinë Socialiste. Rrjedhjet në LSI nisën pas afrimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike.

Ikjet masive nga LSI u reflektuan edhe në sondazhe. Disa sondazhe të publikuara nga Report Tv, nën kujdesin e Roberto Baldassarit, në prill 2020, LSI rezultonte me një rënie nga 2-4 %. Ndërkaq, sipas një sondazhi të zhvilluar fund muaj shator Eduard Zaloshnja, për revistën Folloë Business Albania me 2200 të anketuar, LSI-në do ta votonin vetëm 3 %.

Si mundet që numri i anëtarësisë së LSI të jetë shtuar me 5 mijë që nga viti 2018, ku nisi edhe ‘eksodi’ më i madh që nga themelimi i saj?! Këto paradokse në shifra krijojnë dyshime të forta për një manipulim të numrit të anëtarësisë së LSI, në kuadër të propagandës politike, ku kryetarja e LSI saj pretendon se do fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. (shqiptarja.com)

Next Post
Të gjithë në Vlorë/ Dita e Pavarësisë bën bashkë Metën, Ramën dhe Ruçin. Me kurora me lule në sheshin e flamurit

Të gjithë në Vlorë/ Dita e Pavarësisë bën bashkë Metën, Ramën dhe Ruçin. Me kurora me lule në sheshin e flamurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkon t’i hiqen masat e sigurisë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun dhe vartësit

LAJMI I FUNDIT/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për Ballukun

December 18, 2025
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, pason Holta Zaçajn

December 18, 2025
Shtyhet seanca për Ilir Metën pas kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë, avokati: Nuk u respektua procedura!

Dëshmoi për “21 Janarin” në SPAK, avokati zbulon se çfarë rrëfeu Meta: Skenar për vrasje, shërbimet e huaja informuan se…

December 18, 2025
U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

December 18, 2025
VIDEO-Berisha bëhet lëmsh teksa filmonte kaosin në Kuvend, ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

VIDEO-Berisha bëhet lëmsh teksa filmonte kaosin në Kuvend, ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

December 18, 2025
“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“Kam nxirje në të gjithë trupin, por s’çalon gomari nga veshët!”/ Tensionet e ashpra në Kuvend, Korreshi: S’jemi në shtet normal..

December 18, 2025
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

December 18, 2025
Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

December 18, 2025
E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

December 18, 2025
Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In