Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si do të funksionojë mospagimi i qirasë.
I ftuar në emisionin “Opinion”, ndërsa lexoi aktin normativ, kryeministri tha nga kjo do të përfitojnë tre kategori, përkatësisht: Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune, por e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, studentët që janë larguar në rrethe dhe të gjithë sipërmarrësit me të ardhura deri në 140 mijë dollarë në vit.
Kryeministri theksoi se qiraja nuk do të paguhet për dy muaj, prill dhe maj, por detyrimet e prapambetura do të paguhen më vonë, sipas një marrëveshje mes qiramarrësit dhe qiradhënësit.
“Para dua t’ju lexoj aktin normativ që besoj se i jep përgjigje një pjese të madh e të pyetjeve apo të shqetësimeve. “Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje, për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune por e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, nuk do ta paguajnë qiranë për 2 muaj, prill, maj 2020. Po ashtu edhe studentët që janë larguar në rrethe nuk do ta paguajnë për dy muaj, po kështu të gjithë sipërmarrësit me të ardhura deri në 140 mijë dollarë në vit, nuk do ta paguajnë qiranë për dy muaj, detyrimi prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin pas muajoit maj të 2020. të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë që kanë ankesa në lidhje me qiradhënësin do të drejtohen tek drejtoria e tatimeve dhe qiramarrësi do të ndëshkohet me gjobë”. Të gjithëve këtyre do t’ju mundësohet me hir apo me pahir që nuk do të paguajnë paratë për këto dy muaj dhe pas dy muajve, në mënyrë prporcionale do të fillojë të paguajë paratë e prapambetura. kjo mund të jetë më e shkurtër, por mund të jetë edhe më e gjatë”, tha Rama.
g.kosovari