• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mosmarrëveshjet për bashkëkryetarin, lojë politike”, Klosi: Kërkesa për të amnistuar Salianjin? Sinjal nga opozita që…!

by Java News
26/01/2024 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi i cilësoi një lojë politike mosmarrëveshjet e grupimeve të opozitës për bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në një intervistë për “Neësline”, ai tha se roli i bashkëkryetarit është i barabartë me atë të anëtarëve të tjerë të këtij komisioni.

“Besoj që tashmë e kemi të qartë që sa i përket bashkëkryetarit e kemi thënë shpesh se nuk ka asnjë vlerë më shumë sesa çdo anëtar i komisionit. Debati për bashëkryetar nuk ka logjikë megjithatë është kërkesë e tyre, është më shumë një lojë politike për të mos marrë pjesë në një diskutim. Po të hyjmë në debatin mes njëri-tjetrit, grupimi tjetër kërkon që të ikin të gjithë anëtarë, pra komisioni të mos ketë anëtarë të grupimit të Bashës. Është një lojë që e kanë më shumë për të treguar forcën e tyre dhe se çfarë debatësh bëjnë mes vete por që nuk i takojnë PS. Ne jemi të interesuar për të bërë reformën. Grupimi i Bashës është me 28 deputetë dhe nuk mund të bëjmë një apel sa herë ata ndryshojnë qëndrimet e tyre. Prandaj kushdo prej tyre, dhe ka disa prej përfaqësuesve të Foltores dhe të Bashës të vijojnë të japin qëndrimet e tyre. Komisioni nuk ka një vendim që vendos komisioni dhe parlamenti është i detyruar ta votojë.”, theksoi Klosi.

Ai u pyet edhe për kërkesën e PD-së për të amnistuar Ervin Salianjin.

“Dua të them që nuk jam i përfshirë në këtë proces. Kjo amnisti duhet të ishte bërë kohë më përpara. Kërkonte votën e opozitës në parlament, e cila vazhdonte të ndiqte linjën e bojkotit dhe të mosdakordësisë për gjëra të rëndësishme. Vjen për një kategori të caktuar të dënuarish që janë në procese penale dhe që kanë marrë dënim, janë në fund të dënimit kjo për faktin e lehtësimit të sistemit të burgjeve. Duke pranuar që dënimi është marrë, ata e kanë vuajtur dhe për të lehtësuar këtë dënim ka qenë me konsensus, asnjëherë s’ka munguar vota e të dyja palëve sepse bëhet për qindra qytetarë dhe sinjali që erdhi nga Xhaferri për të marrë pjesë në këtë diskutim.

Po diskutohet projektligji. Nuk di të them për çfarë ka propozuar Xhaferri apo nëse e mbështes ose jo por në parim mbështes faktin që Xhaferri ka arritur të thyejë bojkotin dhe kjo vjen nga eksperienca e tij në parlamentin shqiptar paçka kemi debate apo qëndrime të ndryshme. Kur vjen puna për gjërat që duhet të biem dakord, duhet të biem. Jemi në parlament për të sjellë arguemente. Nuk kam formimin e e nevojshëm për të dhënë gjykimin personal. Shpresoj të jetë sinjal nga opozita që kjo amnisti e mirëpritur nga qindra të burgosur, të vijë edhe në votën parlamentare. Është një shenjë, shpreoj të jetë dakordësi për të kalyar nëpër komisione dhe më pas në seancat pelanre me votat e demokratëve.”, u shpreh Klosi./m.j

Next Post
Të rrethuar nga monstra

Të rrethuar nga monstra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In