• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Moskallëzim krimi, ndalohet një pronar lokali dhe procedohen dy policë

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 4, ndaluan shtetasin Ardi Ajdini, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proçeduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: Hamza Agaci, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë polic burgjesh, Adrian Gjonaj, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë polic burgjesh dhe Xh. Picalli, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Rreth orës 01:20, të datës 05.07.2016, tek nr 112 ka ardhur një njoftim se tek një lokal në zonën e Priskës, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur 3 gëzhoja të kalibrit 9 mm, me mbishkrimin “Luger”, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi Ardi Ajdini i cili është dhe pronari i lokalit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prishje e qetësisë publike”, pasi ky shtetas ka pretenduar që nuk ka patur të shtëna me armë zjarri por kanë qenë fishekëzajrre.

Shtetasit Hamza Agaci dhe Adrian Gjonaj të cilët janë punonjës policie pranë burgut 313, nuk kanë dhënë informacion mbi ngjarjen e ndodhur, të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në momentin e shoqërimit këta dy shtetas kanë patur edhe armët e shërbimit me vete (pistoleta të tipit “TT”), të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar për egzaminim në laborator, por nga kqyrja paraprake gëzhojat që u gjetën dhe u sekuestruan nuk përputhen vizulalisht me fishekët që qiten nga pistoleta e tipit “TT”.

Shtetasi Xhesajn Picalli, kamarjer i lokalit do të ndiqet gjithashtu penalisht, në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallezim krimi”.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Nenet 300, 274 dhe 278 të Kodit Penal.

BW/d.i.

 

Next Post

Pushime të nxehta, “shkuma party” në Gjirin e Lalzit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In