Moska synon të zgjasë deri në fund të vitit 2017 embargon e saj ushqimore që i është imponuar vendeve perëndimore për shkak të krizës ukrainase, njoftoi sot kryeministri rus, Dmitri Medvedev.
“Kam urdhëruar që të përgatiten propozime për një zgjatje të këtyre masave jo për një vit por deri në fund të 2017”, deklaroi Medvedev, i cituar nga agjencitë ruse.
Një masë e tillë, që pritet të miratohet nga presidenti Vladimir Putin, do t’i japë më shumë hapësirë sektorit bujqësor rus.
Paralajmërimi i Medvedev vjen në një moment që vendet e Bashkimit Evropian janë duke diskutuar për një zgjatje të sanksioneve të tyre kundë rusisë, që prekin bankat, sektorin e mbrojtjes dhe të energjisë. Deri tani këto masa janë rinovuar çdo gjashtë muaj. (javanews.al /r.a)