• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Moska reagon pas raportit të Mueller: Nuk kishte argumente për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

by Java News
19/04/2019 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme ruse tha se raporti i këshilltarit të posaçëm Robert Mueller ka “pranuar se nuk kishte prova” për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

“Nuk kishte asgjë në raport për të tërhequr vëmendjen, në fakt raporti konfirmon mungesën e ndonjë argumenti që dëshmon ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane”, tha Georgy Borisenko, zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, më 19 prill, gjithashtu hodhi poshtë provat në raportin e Muellerit, duke thënë se Kremlini nuk pranon akuzat për ndërhyrje.

“Raporti në tërësi nuk paraqet ndonjë provë të arsyeshme që Rusia ndërhyri në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara”, u tha Peskov gazetarëve në Moskë një ditë pas publikimit të një versioni të redaktuar të dokumentit.

“Na vjen keq që dokumentet e këtij lloji po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane, të cilat edhe ashtu lënë shumë për të dëshiruar”, tha Peskov.

Të enjten prokurori i përgjithshëm amerikan, William Barr, gjatë publikimit të versionit të redaktuar të raportit, tha se hetimet e Muellerit kanë gjetur të dhëna se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Mueller konfirmoi gjetjet e inteligjencës amerikane se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 që i ka fituar Trump dhe dokumentoi përpjekjet e presidentit për të minuar hetimin e tij. Por, Mueller nuk tha se Trump ka bashkëpunuar me zyrtarët rusë. /rel

g.kosovari

Next Post
Zhvendosja e DAR, Shahini i përgjigjet Ademit: Është bërë me qëllim që të mos ketë dy drejtori rajonale

Zhvendosja e DAR, Shahini i përgjigjet Ademit: Është bërë me qëllim që të mos ketë dy drejtori rajonale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In