• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Moska parandalon komplotin ukrainas, Zelensky: Koreano-veriorët po vdesin në masë!

by A R
28/12/2024 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimet federale të sigurisë në Rusi, FSB, thanë të shtunën se kishin parandaluar një komplot të Kievit, për të vrarë një zyrtar të lartë ruse dhe një bloger pro-Moskës për luftën, përmes një bombe të fshehur në një boks muzikor.

FSB-ja që është pasuese e KGB së kohës sovjetike, tha se një qytetar rus kishte vendosur kontakte me një oficer të agjencisë së inteligjencës ushtarake në Ukrainë përmes platformës Telegram. Mbi bazë të udhëzimeve të shërbimeve sekrete ukrainase, qytetari rus kishte marrë më pas një bombë të fshehur në një zonë të Moskës, ekuivalente me 1 kg e gjysmë lëndë shpërthyese.

Siç thuhet e kishte paketuar atë në një boks muzikor. Ukraina nuk ka komentuar, por ne te kaluarën i ka cilësuar si të ligjshme vrasjet e eksponentëve të caktuar që i konsideron fajtor për krime lufte.

Në 17 dhjetor inteligjenca e Kievit, vrau në një sulm me bombë në Moskë gjeneralin Kirilov, kreu i trupave të mbrojtjes bërthamore, biologjike e kimike.

Ndërkohë në një mesazh të publikuar gjatë mbrëmjes, presidenti Volidimir Zelenski foli për humbje të mëdha në radhët e ushtarëve koreanë që po luftojnë për Rusinë. Ai tha se trupat e Kim Jong Un po dërgohen të pambrojtur në fushëbetejë.

“Frontet pranë Donjetskut mbeten më intensivet, kryesisht në rajonet e Zaporizhzhia, Kherson dhe Kharkiv. Nuk bën përjashtim as rajoni rus i Kursk ku në betejë janë të përfshirë ushtarë të Koresë së Veriut. Humbjet në radhët e tyre janë të konsiderueshme. Ne shohim se as krerët e ushtrisë ruse dhe as ata të Koresë së Veriut nuk ndonjë interes për të siguruar mbijetesën e tyre. Janë ekzekutuar nga forcat e tyre, rusët i dërgojnë koreano-veriorët në sulme me mbrojtje minimale.”

Po ashtu Shtetet e Bashkuara konfirmuan se forcat e Phenianit po pësojnë humbje masive në frontet e luftës, me mijëra trupa të vrarë ose të plagosur në vetëm një javë në rajonin rus të Kursk.

Next Post
Opozita interpelancë urgjente me Manastirliun, çfarë pritet sot në Kuvend

“Sikleti” i madh i zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In