• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moska nxjerr dhëmbët: Pengimi i VMRO-BDI nga Perëndimi çon destabilizimin e rajonit

by Java News
02/02/2017 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia konstaton thellim serioz të krizës politike në Maqedoni dhe ndikim të fuqishëm të jashtëm, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse lidhur me situatën në vend, njofton agjencia ruse TASS, transmeton MIA.

Sipas Moskës zyrtare, “po shihet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shkaktuara artificialisht që u mbajtën më 11 dhjetor 2016 nuk kontribuuan për zgjidhje të situatës”.

“Nën slloganet pseudodemokratike vazhdon ndikimi i thellë i jashtëm ndaj forcave politike në Maqedoni”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse.

Qëllimi, thotë MPJ-ja ruse, është siç po duket, që perëndimi të pastrojë me politikanët maqedonas, të cilët nuk i pëlqejnë, edhe krahas vullnetit qartë të shprehur të qytetarëve në zgjedhje në dobi të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në krye me Nikolla Gruevski dhe BDI-së të Ali Ahmetit.

Nga MPJ-ja ruse theksojnë se “shqetësim të posaçëm shkakton fakti që në Maqedoninë multietnike dhe multikulturore ku kishte konflikt të rëndë ndëretnik politikanët nga njëra bashkësi etnike në bazë të kërkesave ultimative të diktuara nga jashtë zgjedhin se cili nga blloqet e bashkësisë tjetër të hyjë në përbërjen e koalicionit të ardhshëm qeveritar”.

“Manipulimi i paturpshëm makiavelist me vullnetin e votuesve mund të shkaktojë eskalim të gjendjes në Maqedoni dhe ta prishë stabilitetin e brishtë në gjithë rajonin”, thekson Ministria.

Jemi të bindur, e theksojme nga MPJ-ja ruse, se vetëm refuzimi i ndikimeve të dëmshme të jashtme dhe fokusimi në demokracinë e vërtetë dhe zgjidhjen e pavarur të problemeve të brendshme janë bazë për përforcim të besimit midis popujve të cilët jetojnë këtu dhe për formimin e klimës rajonale për siguri./MIA/ (b.an)

Next Post
Higuain: “E dua Messin e Ronaldon në Serie A”

Higuain: “E dua Messin e Ronaldon në Serie A”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In