• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia e bindur: SHBA nuk do sulmojë Korenë e Veriut, do ishte katastrofike

by Java News
25/09/2017 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Amerikanët nuk do të sulmojnë Korenë e Veriut sepse, ata nuk dyshojnë, por e dinë qartësisht që Peniani ka bomba bërthamore”, pohon ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë me kanalin televiziv rus NTV.

“Nuk po mbroj Korenë e Veriut, thjesht po them se pothuajse të gjithë janë dakord me këtë analizë”, shtoi shefi i diplomacisë ruse. Në të njëjtën kohë Lavrov theksoi se pjesa më e madhe e bashkëbiseduesve në debatin e përgjithshëm që po zhvillohet këtë javë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së janë dakord me këtë analizë.

Kancelari rus shtoi se, shpreson që analistët në Uashington “të marrin parasysh” këtë logjikë sepse në të kundërt situata në gadishullin korean mund të hyjë në një situatë ku mund të vuajnë mijëra e miliona civilë të pafajshëm në Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Japoni, madje edhe në Rusi e Kinë që nuk janë larg zonës”.

Gjatë ditëve të fundit Uashingtoni dhe Peniani kanë shkëmbyer kërcënime reciproke pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të martën e shkuar me shkatërrimin e Koresë së Veriut nëse Peniani vazhdon me testet bërthamore. Kancelari koreano-verior Ri Yong Ho premtoi se Trump do ta paguajë diskursin dhe komentet e tij, të cilat “kanë afruar akoma më shumë mundësinë që raketat tona të vizitojnë tokën amerikane”.

Të shtunën avionë luftarakë të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së realizuan një fluturim pranë kufijve të Koresë së Veriut për “të theksuar seriozitetin me të cilin Uashingtoni e merr sjelljen e pamatur të Penianit dhe për të dhënë mesazhin e qartë se Trump ka shumë opsione ushtarake për të kapërcyer ccdo kërcënim”. Disa orë më vonë, portali i lajmeve të Koresë së Veriut, DPRK Today, publikoi një video me imazhe të manipuluara që simulojnë shkatërrimin e avionëve dhe aeroplanmbajtëse amerikane.

a.ç

Next Post
Mustafa Nano: Telefonata që më bëri Lulzim Basha dhe protesta budallaqe e PD

Ta duam Atdheun si shqiptarët Amerikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com