Një 76-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar për dhunë ish-nusen e djalit të tij. I moshuari ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu.
Uniformat blu bëjnë me dije se u plotësua kërkesë-padinë për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E.M, vjeç 76, banues në Durrës.
Ish-nusja e djalit, shtetasja A.A, vjeç 37, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”./a.m.










