• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mosha, seksi, vaksina, sëmundjet kronike, depërtimi në faktorët e rrezikut për t’u infektuar rëndë me Covid-19

by Java News
08/07/2021 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

24.4% e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar janë përfshirë në kategorinë e rrezikut të shtuar për tu infektuar rëndë me Covid-19 për shkak të disa faktorëve.

Dihet tashmë që personat e moshuar janë një kategori me rrezikshmëri të lartë, por të kuptuarit e të gjithë faktorëve të rrezikut nuk është ende i plotë.

Ekspertët në Britaninë e Madhe thonë se ky proces duhet të zhvillohet me shpejtësi për të mbështetur politika të reja duke pasur parasysh që kufizimet në Angli do të përfundojnë më 19 korrik.

Media britanike “The Guardian” sjellë një panoramë të plotë të grupeve të riskut.

Njerëz me gjendje shëndetësore jo të mirë

Rastet më të larta të vdekshmërisë me Covid-19 kanë prekur kategorinë e atyre njerëzve që kanë vuajtur më parë nga diabeti, kanë pasur probleme me tensionin, veshkat, mushkëritë dhe probleme psikologjike.

Disa studime gjithashtu raportojnë një rritje të rrezikut për ata njerëz që vuajnë nga obeziteti

Njerëzit të cilët nuk janë të vaksinuar ose kanë marrë një dozë të vetme

Varianti Delta, i përhapur tashmë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, gati dyfishon rrezikun e shtrimit në spital.

Ekspertët e shëndetit publik kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me variantin Delta kishin 85% më shumë gjasa të shtroheshin në spital sesa ata të infektuar me variantin Alpha.

Krahasuar me kategorinë e të moshuarve që janë të mbrojtur më mirë si rezultat i vaksinës, shumica e atyre që sot po shtrohen në spital janë të rinj.

Sipas një studimi të Shëndetit Publik në Angli të botuar në maj, një dozë e vetme e vaksinës AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech zvogëlon me 33% rrezikun e shfaqjes së simptomave për shkak të variantit Delta. Pas dy dozave, vaksina Pfizer u zbulua se ishte 88% efektive kundër sëmundjes simptomatike nga varianti Delta

Të moshuarit

Pothuajse 9 milion nga 18.5 milion individëve në rrezik, bazuar në udhëzimet aktuale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, janë të moshës mbi 69 vjeç.

Midis njerëzve tashmë të diagnostikuar me Covid, njerëzit që ishin 80 ose më të vjetër kishin 70 herë më shumë gjasa të vdisnin sesa ata nën 40 vjeç.

Fëmijët

Nga “prevalenca” kombëtare prej 24.4% (popullsia në rrezik), fëmijët e moshës nga dy deri në nëntë vjeç përbëjnë 5.1%, dhe fëmijët në të gjitha vitet e shkollës 8.3%.

“Fëmijët mund ta transmetojnë virusin. Ata janë të ndjeshëm ndaj tij”, tha Anne Rimoin, një profesore e epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos.

Më shumë se 640,000 fëmijë në Angli munguan në shkollë javën kaluar për shkak të Covid-19.

Numri i nxënësve të konfirmuara me Covid u rrit nga 15,000 në 24 Qershor në 28,000 në 1 Korrik, ndërsa numri i atyre që u vetë-izoluan  për shkak të një kontakti të dyshuar Covid brenda shkollës u rrit nga 279,000 në 471,000 javën e kaluar.

Duke përfshirë kontakte jashtë shkollës, më shumë se 560,000 fëmijë u vetë-izoluan.

Gratë shtatzëna

Studimet e fundit zyrtare zbuluan se incidenca e shtrimit në spital me  Covid në shtatzëni ishte 4.9% për 1.000 maternitete.

Kushtet themelore shëndetësore duket se rrisin rrezikun e zhvillimit të infektimit me Covid tek gratë shtatzëna.

Nga një studim është zbuluar gjithashtu se (5%) e 265 foshnjave që linden kësaj periudhe rezultuan pozitivë me SARS-CoV-2 ARN, gjashtë prej tyre brenda 12 orëve pas lindjes.

Burrat

Burrat kanë më shumë gjasa të pësojnë Covid të rëndë. Të dhënat e deritashme kanë treguar se rreziku i vdekjes në mesin e atyre që diagnostikohen me Covid është më i lartë tek meshkujt, me saktë dy herë më shumë sesa femrat.

Gratë

Një përqindje më e lartë e grave rrezikojnë të infektohen me Covid, por kjo kategori varet shumë nga mosha.

Rreziku i vdekjes nga Covid është më i lartë në kategoritë e njerëzve me ngjyrë, aziatike dhe minoritetet sesa tek kategoria e njerëzve të bardhe

Kjo është e kundërta e asaj që u pa në kohët para-Covid, kur nivelet e vdekshmërisë ishin më të ulëta tek aziatikët apo afro-amerikanët.

Indianët, pakistanezët, aziatikët, afro-amerikanët sipas studimeve kanë paraqitur një rrezik më të lartë vdekshmërie,  krahasuar me kategorinë e njerëzve të bardhë në Britani.

Studimet paraprake ne Britani tregojnë se kjo lidhet edhe me përqindjen e vaksinimit tek këto kategori./Si

/m.j

Next Post
Çaste tmerri për 21-vjeçaren/ Sulmohet seksualisht nga një i maskuar sa del nga shtëpia

Çaste tmerri për 21-vjeçaren/ Sulmohet seksualisht nga një i maskuar sa del nga shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In