• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mosdekretimi/ Braçe ironizon me Metën: Ai s’është fare në Shqipëri, kur e lexoi buxhetin?

by Java News
13/12/2018 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS, Erjon Braçe është i ftuar në emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv, ka folur për kthimin e buxhetit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, protestën e studentëve, aksionin e opozitës PD-LSI, por edhe zhvillimet brenda PS në prag të zgjedhjeve lokale.

Protesta e studentëve, Braçe: Problemi i tarifave i zgjidhur, buxheti 5% nuk bëhet

Erjon Braçe shprehet se prej disa ditësh një grup i ngritur në Kryeministri po punon për kërkesat e studentëve. Ai thekson se çështja e tarifave është e zgjidhur, por kërkohet dialog me studentët, ndërsa kërkesa për rritjen e buxhetit 5% nuk bëhet. Për çështjen e tarifave, Braçe tha se nuk ishte e nevojshme që të rikthehej buxheti për shqyrtim nga Meta, pasi është e financuar nga burimet e buxhetit të shtetit. “Kërkesat e paraqitura nga studentët janë shqyrtuar dhe janë pranuar. Por është një pakicë që kontrollohet nga forumet partiake për këtë çështje. Kryeministri ka udhëhequr një grup pune që i ka shqyrtuar. Është ndërtuar një paketë e plotë në përgjigje të kërkesave dhe është e financuar plotësisht. Kërkesa për dyfishimin e buxhetit për arsimin ka dalë në ditën e shtatë. Çështja e tarifave është e financuar nga burimet e buxhetit të shtetit.

Nuk mund të dalë VKM-ja, pasi është çështje në diskutim. Ata kanë marrë kontrollin e protestës para Kryeministrisë. Çështja e tarifave është e zgjidhur plotësisht nuk ka nevojë për aktin që ka bërë Presidenti, ka nevojë vetëm për dialog për skemën. Kam gjashtë ditë që diskutoj për këtë çështje. Pika e buxhetit nuk ka qenë as në ditën e parë, as të dytë, por ka dalë në ditën e shtatë. Për këtë pikë nuk ka dakordësi fare, e ka thënë edhe Rama që pardje. Që të bëhet 5% e GDB, në dollarë është 725 mln dollarë, por ne duam lekë edhe për bujqësinë. Buxheti duhet të ketë ekuilibër, pasi mund të kthehet në plaçkitje për sektorët e tjerë”tha Brace.

‘Buxheti’

Braçe: Dekreti s’ka firmë, ligji u dërgua dje në Presidencë, Meta ndodhet jashtë, si e shqyrtoi?

Presidenti Meta riktheu për shqyrtim ligjin për buxhetin pas protestës dhe kërkesave të studentëve për arsimin. Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe thotë se ligji u dërgua vetëm dje në Presidencë, ndërkohë që Meta ndodhet jashtë vendit dhe sot u shpreh duke e rikthyer. Braçe ngre pyetjen si e shqyrtoi Presidenti kaq shpejt buxhetin. Sipas tij vendimi reflekton qëllime të pastra partiake duke e lidhur me LSI-në.

“Kam një pyetje kush President? Ku është dekreti i Presidentit? Ky është njoftim për shtyp. Ligji për buxhetin e shtetit të vitit 2019 është dorëzuar dje paradite i zbardhur nga Kuvendi, datë 12.12.2018. Këtu nuk është firma e Presidentit. Ky shtet nuk është serioz. Ligji është dorëzuar dje. Tani kam dy gjëra; Presidenti është larguar dje nga vendi, ndërkohë që ky dokumentet është dorëzuar, Presidenti nuk ka qenë në zyrë. Kjo tregon mungesë serioziteti.

Presidenti nuk është në Shqipëri, si e ka shqyrtuar? Kjo një pyetje akoma më e madhe se firma. Ligji është dorëzuar dje, ai nuk ka qenë në zyrë. Si e mori informimin për buxhetin e arsimit të lartë Nuk ka. Vendimi reflekton qëllimi të pastra partiake. Nuk e kam hallin fare te firma apo dekretimi në mungesë. E kam hallin në mungesë totale të shqyrtimit, nëse gjërat dekretohen pa u shqyrtuar, kjo është fatkeqësi e madhe për këtë vend. Nëse Presidenti do të kishte njohur me detaje buxhetin nuk do ta kishte kthyer, sikur pretendon LSI, ish-partia e Presidentit. Edhe prej andej më vjen mosnjohja e akteve të buxhetit”tha ai./a.meta

Next Post
Tabaku: Pastrimi i parave, Moneyval detyron KE të monitorojë Shqipërinë

Tabaku udhëheq protestën te Bregu i Lumit: Do ta ndalojmë vjedhjen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In