• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi elektronik dhe makthi i orës 20:00

by S T
18/10/2024 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka kërkuar të anulohet votimi elektronik në dy qarqet e përcaktuara nga KQZ, pas kërkesës së Partisë Socialiste dhe disa partive të tjera të vogla, që të shtohet dhe Qarku i Tiranës.

Argumenti i Berishës është që votimi elektronik është i manipulueshëm.

Në fakt e vërteta ka treguar se në ato raste që ai është përdorur në mënyrë të pjesshme, si në njësinë administrative Nr. 10 Tiranë, apo në Kamzë, Vorë dhe Elbasan në bashki, ai jo vetëm që ka rezultuar 100 për 100 i saktë nga riverifikimet, por ka shpëtuar nga korrupsioni dhe procesin zgjedhor.

Votimi elektronik zhduk racën e numëruesve, që janë armiqtë më të pamëshirshëm të partive të vogla dhe më tej komisionerët abuzivë, që janë kthyer në një kosto financiare dhe morale për zgjedhjet.

Mundësisht Shqipëria duhet të kalojë e gjitha në votim elektronik për të çliruar aktorët e rinj nga pushteti i dy partive të mëdha mbi komisionerët dhe numëruesit dhe mbi të gjitha, t’i japë fund debateve psikologjike për fituesin dy ditë pas zgjedhjeve.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që zgjedhjet nuk përfundojnë pas votimit, por pas disa ditësh, kur mbaron numërimi. Deri atëherë Shqipëria është gati të digjet nga deliret e fituesit të vërtetë dhe atij imagjinar.

Kërkesa e PD së Berishës ka të bëjë pikërisht me këtë moment. Sali Berisha nuk e duron dot psikologjikisht që zgjedhjet të përfundojnë në orën 19:00 dhe në orën 20:00 Shqipëria ta marrë vesh që ai ka humbur.

Atij i duhen nja dy- tri ditë destabilitet, thirrje për luftë, thirrje për vota të vjedhura etj.

Ajo që i ndodhi në Kamzë ku humbi me 60 për qind dhe kërkoi të verifikoheshin votat elektronike e turpëroi, pasi doli që çdo biletë votuese ishte e verifikueshme dhe ishte njësoj si rezultati zyrtar. Nëse në votimin e zakonshëm çdo kuti që hapet del një ose disa vota gabim, aty nuk doli asnjë. Dhe ai ngeli pa argument.

Tani ai nuk duron dot më përsëritjen e këtij dënimi menjëherë pas zgjedhjeve në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, që në fakt është gjysma e Shqipërisë.

Ai e di që po u shpall i humbur aty aq shpejt, gjithë komisionerët e tij në gjithë Shqipërinë nuk bëjnë dot as si banditë dhe as si fitimtarë, por fusin bishtin në shalë dhe pranojnë rezultatin.

Aty atij i vdes beteja e fundit e “mosbindjes civile”.

Është kjo arsyeja që siç thotë dhe Lulzim Basha, ai hodhi sot në kosh betejën dhjetëvjeçare të vet PD për votimin elektronik, pasi ai nuk pranon dot që votat e tij t’i numërojë dikush që nuk e ka frikë atë, siç është kompjuteri.

Kaq është e gjitha.

KQZ jo vetëm që nuk duhet ta marrë parasysh kërkesën, por mundësisht duhet të shkojë drejt thellimit të qarqeve me votim elektronik. Madje Shqipëria duhet t’i caktojë vetes një objektiv për votim 100 për 100 elektronik në zgjedhjet e ardhshme.

Është e vetmja mënyrë që zgjedhjet të kenë integritet, rezultat të shpejtë dhe infrastruktura parazgjedhore e komisionerëve, numëruesve e vëzhguesve, që është një ushtri e paguar edhe nën dorë, të shkrihet dhe të çlirojë energji për aktorët e rinj që hyjnë në zgjedhje dhe nuk kanë mundësi financiare.

PD e Berishës është pakicë dhe nuk përfaqëson gjithë opozitën. Nëse ka frikë kompjuterët le të mos hyjë në zgjedhje dhe le të shpallë fitoren poshtë penxheres. Shqipëria që nuk ka frikë, as kompjuterët, as Berishën, duhet të shikojë përpara.

Next Post
Vendimi për emigrantët, Meloni mbledh të hënën qeverinë dhe paralajmëron se projekti do të vijojë: Do ta kalojmë edhe këtë pengesë

Vendimi për emigrantët, Meloni mbledh të hënën qeverinë dhe paralajmëron se projekti do të vijojë: Do ta kalojmë edhe këtë pengesë

Comments 3

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Korça , Mero , kish një tip të njohur qesharak , por i padëmshëm që quhej Peçi kondra.
    PD dhe Saliu i ngjajnë si dy pika ujë Peçit të ngratë. Vetëm se këta janë të dhunshëm.
    Këtyre nuk ju kuptohet kur janë behar dhe kur janë dimër. Këta i kthejnë gjithshka anapulla. Si tu duan vetë. Ditës i thonë natë e anasjelltas dhe nuk ju skuqet faqja kurrë. KQZ duhet të vendosë vetë.

    Reply
  2. L.Xh says:
    1 year ago

    Kompjuteri nuk blihet, nuk shitet e as nuk trembet nga Sali Lusha me shokë, prandaj Saliu i Shiqeres, po leh si qën, sa i ha gërmazi, se po i mblidhet laku në fyt, drejtë ngordhjes si qën i vërtetë që është.

    Reply
  3. L.Xh says:
    1 year ago

    O PRoSho – nuk të “falen” gabimet ortografike.
    Sa për Peçon e Korçës, ke të drejtë, ishte natyrë e qetë…
    Gjithmonë konsideratë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

January 14, 2026
VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

January 14, 2026
La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

January 14, 2026
Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

January 14, 2026
Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

January 14, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Kush ka financuar Rithemelimin? ”, Berisha: Nuk është fshehur asgjë. Lulzim Basha i dha Ecobar dhe Yuri Kim një…

January 14, 2026
Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

January 14, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

(EMRAT) Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk u ndoq protokolli!

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

January 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In