• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mosbindja civile, bllokim rrugësh e djegie gomash, mbyllet protesta disa orëshe

by A R
05/04/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

12:16/ Pas rreth 2 orësh e gjysmë protesta e opozitës u mbyll pa incidente të rënda. Në kater akset rrugore të bllokuara qarkullimi i mjeteve ka rinisur në orën 12:15, edhe pse ishte parashikuar që ajo të zgjaste deri në orën 13:00.

Mesazhin e fundit para protestuesve e dha vetë kreu i PD Basha.

12:08/ Basha i drejtohet turmës: Po nis fundi i regjimit kriminal, ky është vetëm fillimi

Kryetari i PD Lulzim Basha i është drejtuar mbështetësve të opozitës në protestën e zhvilluar në Vorë. Ai deklaroi para protestuesve se ky i sotmi është vetëm fillimi dhe nuk do ndalen deri në rrëzimin e qeverisë.

“Kundër një regjimi privat kriminal që burgos popullin e thjeshtë dhe liron kriminelët. Kundër Edi ramës dhe bandës së tij të krminelëve që grabitën në mes natës, djemtë dhe bijtë e Kukësit me shkelje flagrante të lirive të njeriut. I grabitën në kundërshtim të ligjit për të terrorizuar Kukësin, për t’i dhënë shembull shqitarëve mos të ngrenzë zërin kundër padrejtësisë. Ky është Edi Rama që nuk arreston dot kriminelët, liron banditët e vrasësit nga burgu, por arreston njerëzit që protestojnë për bukën e gojës.

Po vjen fundi i diktaturës së krimit, shqiptarët janë ngritur e do qëndorjnë derisa të rrëzojnë këtë regjim kriminal. Opozita është në krahun e nejrëzve të thjeshtë. Kërkojmë lirimin e 11 personave që mbahen padrejtësisht në burg. Burgu do jetë për pushtetarët e korruptuar. Kërkojmë heqjen e taksës së Rrugës së Kombit njëherë e mirë. Kërkojmë në emër të sipërmarrësve shfuqizimin e TVSH-së kriminale që po mbyll mijëra biznese. Por mbi të gijtha jemi këtu për t’i thënë ndal një regjimi kriminal që fut në burg popullin dhe liron kriminelët”, tha Basha, tha Basha.

11:40/ Pezullimi i tarifës, Kryemadhi: Teatër i Ramës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pasi u informua për deklaratën e Ramës për pezullimin e tarifës në Rrugën e Kombit. Nga Bradasheshi ku opozita po vijon protestën, Kryemadhi tha se ky është një teatër i kryeministrit.

“Ky është teatër i Ramës. E kemi parë të qajë kështu disa herë. Sa herë që është në hall thotë gjëra të tillë. Përderisa ai u tërheqka nga taksa në Rrugën e Kombit, pse nuk liron qytetarët kuksianë? Ai është një person i tillë që kur është në hall të bëhet urë, por kur rikthehet aty ku do rifillon me arrogancën. I kërkojmë Prokurorisë që të hetojë kontratën me koncesionarin. Rama është aq shumë i zhytur në zullumet e tij sa nuk ka prokuror që e shpëton. Protestat janë të qytetarëve, ne jemi këtu për t’i mbështetur dhe për të qenë pranë tyre. Nuk do ndalemi derisa Rama të tërhiqet, dhe të plotësohen kërkesat tona”, tha Kryemadhi.

11:30/ Protestuesit dhunojnë motoristin në Vorë. Pas nisjes së bllokimit të rrugës në Vorë protestuesit e opozitës nuk kanë lejuar që të kalojë asnjë qytetar, madje kanë goditur me grusht në kaskë një qytetar që po tentonte të kalonte rrugën me një motor ‘Harley’. Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë deputetët e PD, ndërsa në Vorë i pranishëm është edhe Lulzim Basha në krye të aksionit opozitar.

11:16/ Pezullimi i tarifës, Basha: Rama po përpiqet të fitojë kohë, nuk tërhiqemi

Teksa ndodhej në Vorë në aksin rrugor të bllokuar, kryetari i PD Lulzm Basha u informua për vendimin e qeverisë për pezullimin e tarifës në Rrugën e Kombit deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë. Basha tha se kjo ëhstë një tentaivë e Ramës për të fituar kohë, dhe opozita sipas tij nuk tërhiqet nga mosbindja civile deri në heqjen e plotë të tarifës dhe lirimin e protestuesve.

“Edi Rama duhet ta heqë taksën tërësisht dhe për të gjithë sepse kjo është taksë e padrejtë dhe e dyfishtë. E dyta Rama po përpiqet të fitojë kohë, të blejë kohë e pastaj t’i godasë qytetarët pabesisht nga prapa shpine. Ne jemi sot në krahë të qytetarëve që kërkojnë t’i jepet fund një regjimi që ka privatizuar shtetin. Ndaj reagimet e sotme përveçse janë të pabesueshme nuk zgjidhin thelbin e problemit të parë. Taksa duhet të anulohet tërësisht. Shqiptarët paguajnë 200 milionë euro në vit për rrugët. Të arrestuarit duhet të lirohen. Mosbindja civile do të vazhdojë deri në fund”, deklaroi basha.

10:50/ Basha video-selfie nga nga Vora

Kreu i PD Lulzim Basha, i ulur në mes të rrugës me mbështetësit e opozitës, ka bërë një video-selfie nga Vora ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, mesazhin e qytetarëve të cilët brohorasin “Rama ik”, “poshtë Edi Rama”.

10:38/ Protestuesit i vënë flakën gomave në Bradashesh

Portestuesit kanë hedhur tymuese dhe dogjën goma në Bradashesh të Elbasanit.

Një ditë më parë u paralajmërua se 4 akset kryesore që lidhin vendin me kryeqytetin do të të bllokohen nga protestuesit e thirrur nga opozita deri në orën 13:00.

Policia e quajti këtë gjë të paligjshme duke paralajmëruar edhe arrestime.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ndodhet në Vorë, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në Elbasan.

10:25/ Basha mesazh nga Vora

Nga Vora kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se opozita ka dalë në sheshe në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve. Ai tha se protesta është tërësisht ligjore,m dhe se antiligjor ëhstë shteti i Edi Ramës.

“Protesta është legjitime edhe e ligjshme, e paligjshme është policia dhe shteti i Edi Ramës. Të gjithë të lidhur me drogën në liri. Kuksianët janë në burg sot, kuptoni që ky është një regjim kriminal, privat, është një bandë kriminale në pushtet. Kjo duhet të marrë fund, ndaj jemi në krahë të qytetarëve për mosbindjen civile”, tha Basha.

I pyetur nëse është alternativë djegia e mandateve ai tha se “Të gjitha alternativat janë të hapura”.

“Edi Rama ka privatizuar edhe parlamentin”, tha Basha.

10:20/ Noka përplaset me policinë në Milot

Bllokimi i rrugëve nga ana e opozitës ka sjellë edhe përplasjen e parë mes policisë dhe qytetarëve.

Policia nuk ka lejuar protestuesit të drejtuar nga deputetit i PD-së Flamur Noka që të bllokojnë rrugën në Milot, çka ka sjellë edhe reagimin e tyre. Lidhur me këtë incident, ka reaguar edhe deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili e ka cilësuar këtë si provokim nga ana e policisë.

“Ia kam komunikuar policisë. Ky është provokim që bën policia, Edi Rama ka uzurpuar shtetin” tha Noka.

Megjithatë, pas disa momentesh është qetësuar situata, por rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

09:50/ Ashtu siç ishte paralajmëruar nga oopzita, mbështetës të saj janë organizuar në protesta në 4 pika të ndryshme të vendit, duke bllokuar akse nevralgjike rrugore në vend.

Deputetët e opozitës janë shpërndarë në këto pika proteste dhe nën drejtimin e tyre janë mbledhur qindra opozitarë.

Rrugët e bllokuara, janë  kryqëzimi i Milotit, kryqëzimi i Çermës në Lushnje, kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan, kryqëzimi i Vorës por edhe Rruga e Kombit që përbëjnë 4 pika nevralgjike të rrjetit rrugor në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vetë ndodhet në Vorë, ku është bërë bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës.

Ndëkorhë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është në Elbasan ku është bllokuar kryqëzimi i Bradasheshit. Në këtë aks rrugor protestuesit i kanë vënë zjarrin disa gomave./a.m.

Next Post
Tragjedia, nënë e bir sulmohen për vdekje nga qeni i shtëpisë

Tragjedia, nënë e bir sulmohen për vdekje nga qeni i shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In