• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u mashtroni nga miti i rendit botëror “neoliberal”

by Java News
21/11/2018 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jorge C.Carrasco

Në dekadat e fundit, e majta e re ka marrë përsipër rishkrimin e historisë së kohëve të fundit, ndaj një keq-prezantimi sistematik të traditës liberale klasike, duke sugjeruar se ne po jetojmë në një “rend botëror neoliberal”. Por si në universitete, ashtu edhe në media, bëhen pretendime të pasakta.

Disa madje pohojnë se liberalizmi klasik, ka shkaktuar të paktën po aq vuajtje sa ideologjitë më vrastare totalitare të 2 shekujve të fundit. Për të qenë të ndershëm, kjo pikëpamje nuk është tërësisht e re. Në vitet 1930, marksistët perëndimorë e përhapën idenë se fashizmi ishte faza e fundit e ekspansionit kapitalist, një reagim autoritar i borgjezisë, ndaj shpërthimit të mundshëm revolucionar, të lidhur me tensionet shoqërore që rrjedhin nga kriza ciklike e kapitalizmit.

Megjithatë, ishte teoria kritike, e lidhur me të ashtuquajturën Shkollë të Frankfurtit, ajo që popullarizoi idetë mbi mënyrën se si klasat punëtore – teorikisht pararoja e revolucionit socialist – arritën të pranonin rregullat e kapitalizmit.

E majta e re, e ka ndjekur këtë gjurmë, me personazhe si Dejvid Harvi apo Ouen Xhons, që analizojnë se si janë shpërndarë vlerat, që lidhen me kapitalizmin dhe traditën liberale. Në këtë pikëpamje, një aspekt kyç i “neoliberalizmit”, është denigrimi i sektorit publik si joefikas, burokratik dhe i kotë, si dhe promovimin e individit në kurriz të kolektivit.

Ngjashëm, sociologë si Veber dhe Simel, e lidhin traditën klasike liberale me kulturën e punës, përgjegjësisë dhe meritës personale, ndërkohë që antropologët kulturore, pretendojnë se kanë gjetur versionet e tjera më të mira të qytetërimit, ku altruizmi dhe bujaria, dhe jo koprracia, do të jenë një normë.

Realiteti është se idetë për vlerën e punës, përgjegjësinë individuale për vendimet e një personi, dhe meritat personale si kriter për shpërndarjen e burimeve, janë universale dhe antropologjikisht të identifikueshme, por jo domosdoshmërisht të lidhura me idetë liberale klasike apo vetë kapitalizmin.

Këto parime morale përmenden në tekstet fetare, përfshirë Biblën, dhe në veprat e klasikëve, siç është vepra “Punët dhe ditët” e poetit të lashtë grek Hesiod, e shkruar rreth vitit 700 P.E.S. Liberalizimi klasik, përderisa e vendos individin si një trampolinë themelorë të gjithë diskursit politik, social dhe ekonomik, thjesht thekson një sërë idesh tashmë të pranishme në historinë kulturore njerëzore.

Po aq intriguese sa analiza e gabuar e liberalizmit klasik, është fiksimi i majtës me të ashtuquajturin “neoliberalizëm”. Termi fillimisht i referohej një shkolle brenda traditës liberale, të ashtuquajturit ‘ordoliberalizëm’, që lindi në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore.

Sidoqoftë, kur Dejvid Harvi i referohet neoliberalizmit si një ideologji mbizotëruese në botë, ai nuk u referohet aq shumë etërve themelues të ekonomisë së tregut social, se sa politikave ekonomike që përmbajnë shpenzime publike të tepërta dhe anti-inflacioniste.

Këto politika, janë në vetvete të lidhura me Shkollën e Çikagos dhe ‘Rrugën drejt robërisëtë Hajekut, të cilët kanë ushtruar një ndikim të madh intelektual në politikat e zbatuara, në prag të krizës së naftës së viteve 1970. Neoliberalizmi, është për të majtën radikalë, ai që patriarkati është për feminizmin:një antagonizëm diskursiv.

Realiteti është se larg nga të qenit “neoliberale” në një kuptim kuptimplotë, demokracitë perëndimore kombinojnë qartazi elementë liberale me ato të socialdemokracisë, siç janë të ashtuquajturat të drejta sociale dhe shtete të mirëqenies. Madje edhe në vendet me qeveri konservatore, përzierja e politikës është shumë larg nga ‘laissez-faire’ libertarian, që disa të majtë ju kanë bërë të besoni se e gëzoni aktualisht.

Në fakt, me shpenzimet e sektorit publik, që zënë një pjesë të konsiderueshme të PBB-së së vendeve perëndimore, mund të thuhet gjithashtu se modeli i “qeverisë së madhe”, është në epërsi. Edhe pas viteve të masave shtrënguese, shpenzimet e përgjithshme publike në Britaninë e Madhe mbeten në nivelin 41 për qind të PBB-së. Kjo vështirë se mund të cilësohet një “tërheqje” e madhe e shtetit.

Në përgjithësi, hendeku midis liberalëve socialë dhe liberalëve klasikë, qëndron rrënjësisht tek konsideratat mbi pushtetin. Për social liberalët, pushteti që kërcënon lirinë, nuk është vetëm pushteti politik. Forma të tjera të pushtetit (social, ekonomik dhe kështu me radhë), mund të vënë në rrezik pikëpamjet e tyre.

Nga ana tjetër, për liberalët klasikë, fuqia institucionale është kërcënimi kryesor. Ndryshe nga mendimi i krahut të majtë, i cili nuk sheh ndonjë kontradiktë thelbësore midis pushtetit dhe lirisë, në mendimin liberal, ekziston gjithmonë një mosbesim ndaj pushtetit.

Pavarësisht nëse e konsideroni veten një liberal klasik, hedhja poshtë e tij thjesht si një justifikim për egoizmin, është një keqkuptim i papërshtatshëm i një shkolle të rëndësishme dhe me ndikim të mendimit.

“CapX” – Bota.al

Next Post
Thesaret e detit, Tare për AFP: Ja si po grabitet pasuria shqiptare!

Thesaret e detit, Tare për AFP: Ja si po grabitet pasuria shqiptare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten!

Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten!

July 21, 2026
Spaho: Berisha më premtoi se do të isha deputet, por më nxori në listë të hapur

Spaho: Berisha më premtoi se do të isha deputet, por më nxori në listë të hapur

July 21, 2026
Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

July 21, 2026
Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

July 21, 2026
Gonzato përfundon mandatin në Shqipëri, Rama e nderon me “Yllin e Madh të Mirënjohjes”

Gonzato përfundon mandatin në Shqipëri, Rama e nderon me “Yllin e Madh të Mirënjohjes”

July 21, 2026
SHBA-të dhe Irani në një luftë rraskapitjeje, kush do të dorëzohet i pari?

SHBA-të dhe Irani në një luftë rraskapitjeje, kush do të dorëzohet i pari?

July 21, 2026
Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, Nufi njofton investime në mbrojtje

Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, Nufi njofton investime në mbrojtje

July 21, 2026
Kundërshtimet mbi hartën e re gjyqësore, reagon KLGJ: Synon rritjen e efikasitetit!

Shpallen kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zgjedhjeve

July 21, 2026
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

July 21, 2026
Më shumë se 15 mijë maturantë…/ Ligji i qeverisë s’ndal maturantët për të zgjedhur mjekësinë, në ‘trend’ edhe Bujqësori!

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In