• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u lodhni, pse pranimi i azilit në Gjermani është mision i pamundur

by A R
09/01/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata pak azilantë ballkanas që fitojnë të drejtë qëndrimi në Gjermani kalojnë nga Komisioni i Rasteve të Vështira.

Por një vendim pozitiv i këtij komisioni nuk do të thotë patjetër leje qëndrimi.

 Kushtetuta gjermane garanton të drejtën për azil për të përndjekur politikisht – por azilkërkues nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova thuajse nuk kanë fare shansi për azil në Republikën Federale Gjermane. Sepse Gjermania në fund të vitit 2015 i klasifikoi shtetet e Ballkanit Perëndimor si “vende të sigurta origjine” – pra, si shtete, ku nuk ka përndjekje politike.

Që atëherë, Enti Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMf), që është përgjegjës për azilin, ka refuzuar 97 përqind të kërkesave të shtetasve me prejardhje nga Ballkani Perëndimor. Deri sa të merret vendimi ata duhet të banojnë, sikurse të gjithë azilkërkuesit e tjerë, në strehimore azilantësh, nuk kanë të drejtë pune dhe mund të dalin nga zona e tyre, vetëm me lejen e entit të migracionit. Pasi iu është refuzuar kërkesa për azil, ata duhet të largohen vullnetarisht nga Gjermani, nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata riatdhesohen me detyrim.

Vetëm rastet e jashtëzakonshme kanë shans

Ata pak azilkërkues nga Ballkani që fitojnë status qëndrimi në Gjermani kalojnë nga Komisioni i Rasteve të Vështira (Härtefallkommission).  Secili nga 16 landet ka nga një komision të tillë.

 Familie Ajazaj aus Berlin – Abschiebung (Rüdiger Rossig)
Dëbimi në mes të dhjetorit 2017 i familjes shqiptare Ajazaj bëri shumë bujë në mediat vendore të Berlinit

Berlini, si land më vete, ka një instancë të ngarkuar nga senatori – kështu quhen ministrat në kryeqytetin e Gjermanisë – i Punëve të Brendshme dhe i Sportit. Në komision bëjnë pjesë i ngarkuari i qeverisë së landit për integrim dhe migracion, e ngarkuara për politikat e grave, përfaqësues të kishave katolike dhe protestante, bashkimi i shoqatave të mirëqenies “Liga Berlin”, Këshilli i Refugjatëve Berlin dhe Këshilli i Migracionit Berlin Brandenburg.

Mëshira e senatorit

“Komisioni i rasteve të vështira merret me fate individuale njerëzish që në fakt duhet të largohen nga Gjermania”, shpjegon kryetari i këtij komisioni, Peter Marhofer. “Por për të cilët mund të gjendet ndonjë paragraf në ligj, me anë të të të cilit mund të rregullohet qëndrimi, për shembull, nëpërmjet një vendimi të Senatorit.”

Kriteret kryesore për këtë vendim të jashtëzakonshëm janë qëndrimi afatgjatë në Gjermani dhe përpjekjet serioze për integrim. Vendimtare është pyetja se a është në gjendje personi në fjalë që t’i mbulojë vetë shpenzimet për jetesë.

Një kontratë e përhershme pune nuk mjafton

Për shtetas nga vendet e Ballkanit Perëndimor shpesh nuk mjafton vetëm kontrata e punës me të ardhura të mjaftueshme, madje për ndonjë prej tyre as rekomandimi pozitiv i Komisionit të rasteve të jashtëzakonshme „Kjo ka të bëjë me faktin që shumica e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor kanë ardhur në  Gjermani vetëm dy vitet e fundit”, shpjegon Marhofer. “Për rrjedhojë mundësitë e integrimit të tyre nuk kanë qenë të mëdha. “

Për vitin 2017 vetëm 38 aplikues nga Ballkani Perëndimor kanë marrë rekomandime pozitive nga Komisioni. 80 të tjerëve iu është refuzuar  kërkesa për të drejtë qëndrimi dhe duhet të largoheshin. Por ka pasur edhe raste kur Komisioni ka marrë vendim pozitiv, ndërsa senatori e ka parë të arsyeshme që t’i kthejë. Njëri syresh ishte dëbimi në mes të dhjetorit 2017 i familjes shqiptare Ajazaj, që bëri shumë bujë në mediat vendore.

Rekomandimet e komisionit nuk janë garanci

“Komisioni i rasteve të jashtëzakonshme rekomandon leje qëndrimi edhe në raste të tilla, sepse ai me të drejtë lufton kundër ligjit aktual për  lejeqëndrimin. Por mjerisht nuk ekziston një bazë ligjore për këtë qëndrim politik”, shpjegon Tino Brabetz  nga zyra e shtypit të Senatit të Berlinit për Çështje të Brendshme dhe Sport.

As eprori i tij, senatori i brendshëm, nuk mund të vendosë arbitrarisht, por t’i përmbahet të drejtës aktuale dhe ligjit. Në gjithsej 462 dëbimet bëra në vitin 2017 nga Berlini është ushtruar ligji aktual që vlen për të gjithë Republikën Federale.

Një shpresë për aplikuesit e refuzuar nga Komisionet e Rasteve të Vështira është Enti i Peticioneve pranë Parlamenteve të Landeve përkatëse.

 Abschiebung (picture-alliance/dpa/D.Maurer)
Refuzimi i azilit me pasoja negative

Po përse duhet të largohen nga Gjermania edhe azilkërkuesit për të cilët Komisioni i Rasteve të Vështira ose Enti i Peticioneve është shprehur në mënyrë pozitive, dhe veç të tjerash, kanë një kontratë pune. „Ligjet tona mjerisht nuk e parashikojnë mundësinë e ndryshimit të statusit nga azilant në migrant”, sqaron Peter Marhofer.

Azilkërkuesit e dëbuar me prejardhje nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë të drejtë të shkelin hapësirën Shengen  për një periudhë dy deri në pesë vjeçare. Por atyre u hiqet edhe e drejta që të marrin vizë në ambasadat gjermane të vendeve të tyre, edhe nëse kanë kontratë pune në Gjermani. Ministria e jashtme në Berlin e bllokon mundësinë e vizës së punës për këtë grup njerëzish./dw/a.m.

Next Post
“Nuk jam i interesuar për luftë”. Rama konfirmon bashkëpunimin me Doshin

“Doshi”/ Krimet e Rënda 'dezertojnë', s’dërgojnë prokuror, gjyqtarja kërkesë Hajdarmatajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet rrjeti kriminal i Dark Web në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë dhe 210 milionë euro të sekuestruara

Goditet rrjeti kriminal i Dark Web në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë dhe 210 milionë euro të sekuestruara

November 13, 2026
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

November 13, 2026
Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

November 13, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Skenari i dhunshëm, tre ditët që shpëtuan vendin nga ‘grushti i shtetit’!

November 13, 2026
Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

November 13, 2026
FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

November 13, 2026
Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

November 13, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi ditor i Brankos, premte 13 nëntor 2026

November 13, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

November 13, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In