• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u lodhi më me fjalë kyçe, mjafton vetëm një video! Google prezanton mënyrën e re të kërkimit

by A R
04/10/2024 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Google ka nxjerrë në tregun e teknologjisë një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të kërkojnë në internet në sajë të videove.

Kërkimi me video do t’i lejojë njerëzit ta drejtojnë kamerën e tyre drejt diçkaje, të bëjnë një pyetje në lidhje me të dhe të marrin rezultatet e kërkimit.

Përdoruesit e Android dhe iPhone në mbarë botën do të kenë tashmë akses në funksionimin e këtij lloj kërkimi nga ora 17:00 (me orë lokale) duke aktivizuar “përmbledhjet e AI” në aplikacionin Google në telefonat e tyre. Kjo risi e re e Google fillimisht do të jetë e disponueshme vetëm në gjuhën angleze.

Veçoria e re e gjigandit të teknologjisë, Google, vjen tre muaj pasi krijuesi i ChatGPT OpenAI njoftoi se po provonte aftësinë për të kërkuar duke i bërë pyetje chatbot-it të tij.

Shefja e kërkimit të Google, Liz Reid tha se aftësia e re do t’i lejojë njerëzit të bëjnë pyetje rreth botës së tyre më lehtë. Ajo dha shembullin e një personi në një akuarium, i cili mund të dëshirojë të zbulojë pse një grup peshqish po notojnë.

Në vend që të kërkojnë peshkun në internet dhe të shkruajnë pyetjen, funksioni i ri do t’i lejojë ata të drejtojnë kamerën e tyre, të regjistrojnë një klip të shkurtër dhe të bëjnë një pyetje me zë të lartë.

Inteligjenca Artificiale e Google do të analizojë videon do të identifikojë objektin e filmua, do ta kombinojë atë me pyetjen e përdoruesit dhe do të nxjerrë më pas informacionet e kërkuara rreth objektit.

“Tani po shohim Inteligjencën Artificiale në gjithçka. Ku zhvillim i fundit demonstron më tej mënyra të reja për të sjellë në jetë përmbajtjen me diçka si kërkimi, i cili është nga detyrat më të zakonshme të kryera në internet. Këtu qëndron mundësia që Inteligjenca Artificiale të jetë vërtet bashkëpunuese dhe një novatore në jetën e përditshme,” tha për BBC analisti i industrisë Paolo Pescatore.

Njoftimet e reja të Google janë me gjasë një mënyrë për të luftuar fuqizimin dhe risitë e kompanive rivale, megjithëse asnjëra ende nuk ka kërcënuar me të vërtetë dominimin e saj masiv.

/a.r

Next Post
Skandali më i madh në industrinë e muzikës! Çfarë duhet të dini për akuzat ndaj reperit Sean Diddy Combs?

Skandali më i madh në industrinë e muzikës! Çfarë duhet të dini për akuzat ndaj reperit Sean Diddy Combs?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com