• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u largoni nga zonat rurale! Janë çelësi i rritjes ekonomike të vendeve në zhvillim

by Java News
09/10/2017 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliona të rinj në vendet në zhvillim të cilët janë gati të hyjnë forcën e punës në dekadat e ardhshme nuk duhet të largohen nga zonat rurale për t’i shpëtuar varfërisë, argumenton një raport i ri i FAO-s i botuar sot.

Aktualisht zonat rurale kanë potencial të madh për rritje ekonomike falë prodhimit të ushqimit dhe sektorët të lidhur me të, thotë Raporti mbi Gjendjen e Ushqimit dhe Bujqësisë 2017. Dhe duke qenë se shumica e të varfërve dhe të uriturve në botë jetojnë në këto zona, arritja e Axhendës së Zhvillimit 2030 varet nga zhbllokimi i potencialit të lënë pas dore, shton ai.

Kjo do të kërkojë një ndërthurje të kombinuar midis produktivitetit të ulët në bujqësi, mundësisë së kufizuar për industrializim në shumë vende dhe rritjes së shpejtë të popullsisë dhe urbanizimit, të cilat paraqesin sfida për kapacitetet e vendeve në zhvillim për ushqimin dhe punësimin e qytetarëve të tyre.

Ekzistojnë dëshmi të shumta se ndryshimet në ekonomitë rurale mund të kenë ndikime madhore.

Transformimet e ekonomive rurale janë kredituar duke ndihmuar qindra miliona banorë në zonat rurale që të dalin nga varfëria që nga vitet 1990, vëren raporti. Megjithatë, ky progres ka qenë i paqëndrueshëm dhe rritja demografike ka ngritur kërkesat.

Midis 2015 dhe 2030, pritet që të shtohen me rreth 100 milionë radhët e personave të moshës 15-24 vjeç, duke mbërritur në 1.3 miliardë. Pothuajse e gjithë kjo rritje do të ndodhë në Afrikën Sub-Sahariane – me shumicën në zonat rurale.

Por në shumë vende në zhvillim – sidomos në Azinë Jugore dhe Afrikën sub-Sahariane – rritja në sektorët e industrisë dhe shërbimeve ka mbetur prapa dhe nuk do të jenë në gjendje të asimilojnë numrin masiv të punëkërkuesve të rinj që janë gati të hyjnë në fuqinë punëtore.

As bujqësia nuk do të jetë e gatshme në formën e saj aktuale.

Pra, banorët ruralë që zhvendosen në qytete do të rrezikojnë më shumë të hyjnë në radhët e të varfërve urbanë, në vend që të gjejnë një rrugëdalje nga varfëria. Një pjesë do të duhet të kërkojnë punësim diku tjetër, duke çuar në migrim sezonal – ose të përhershëm.

Kjo është arsyeja përse synimi i mbështetjes së politikave dhe investimeve në zonat rurale për të ndërtuar sisteme agro-ushqimore dhe për të mbështetur agro-industritë që janë të lidhura mirë me zonat urbane – sidomos qytetet e vogla dhe të mesme – do të krijojnë punësim dhe do të lejojë më shumë njerëz të qëndrojnë dhe të forcohen në fshat përbën një ndërhyrje strategjike, thotë raporti i sotëm.

Ekonomitë e transformuara rurale nuk do të jenë domosdoshmërisht një ilaç që kurojnë të gjithë shkaqet që i shtyjnë njerëzit të zhvendosen, por ato do të krijojnë vende pune aq shumë të nevojshme dhe do të kontribuojnë në shndrrimin e migrimit më shumë në një zgjedhje sesa një domosdoshmëri.

“Shumë shpesh të injoruar nga politikë-bërësit dhe planifikuesit, rrjetet territoriale të qyteteve të vogla janë pika të rëndësishme referimi për banorët ruralë – vendet ku ata blejnë farërat, ku dërgojnë fëmijët në shkolla dhe marrin shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe shërbime të tjera” – vë në dukje në parathënien e raportit të tij, Drejtori i Përgjithshëm i FAO José Graziano da Silva.

“I nxisim politikëbërësit të njohin rolin katalitik të qytezave dhe të qyteteve në ndërmjetësimin e lidhjes rurale-urbane dhe t’u ofrojnë fermerëve të vegjël mundësi më të mëdha për të tregtuar prodhimet e tyre dhe për të ndarë përfitimet e rritjes ekonomike”, shton ai.

Sa mundet kërkesa për ushqim në zonat urbane të nxisë ripërtëritjen rurale 

Raporti i Gjendjes së Ushqimit dhe Bujqësisë ngre çështjen se transformimet e nevojshme në ekonomitë rurale mund të nxiten nga rritja e kërkesës për ushqim në zonat urbane për të diversifikuar sistemet ushqimore dhe për të krijuar mundësi të reja ekonomike në aktivitete jashtë fermave dhe në bujqësi.

Kjo përfshin ndërmarrjet që përpunojnë ose rafinojnë, paketojnë ose transportojnë dhe magazinojnë, tregtojnë ose shesin ushqim, si dhe bizneset që sigurojnë prodhime të tilla si farëra, mjete e pajisje dhe plehëra kimike, ose sigurojnë ujitje, përpunim ose shërbime të tjera.

Aktualisht, kërkesa në rritje që vjen nga tregjet ushqimore urbane konsumon deri në 70 përqind të furnizimeve ushqimore në nivel kombëtar, kjo madje edhe në vendet me popullsi të madhe rurale, shkruan raporti.

Asnjë plumb i argjendtë

 Ndërkohë që urbanizimi ofron një “mundësi të artë” për bujqësinë, ai gjithashtu paraqet sfida për miliona fermerë familjarë.

Tregjet që janë më fitimprurëse mund të çojnë në përqendrimin e prodhimit të ushqimit në fermat e mëdha komerciale, në dominimet e zinxhirëve të vlerave të shtuara nga përpunuesit e mëdhenj dhe shitësit me pakicë dhe me përjashtimin e fermerëve të vegjël.

Pra, politikat dhe investimet publike mbështetëse do të jenë çelësi për shfrytëzimin e kërkesës urbane si një motor për rritje transformuese dhe të barabartë, dhe marrje e masave të hartuara për të siguruar që tregu për fermerët e vegjël të përcaktohet me plotika shtrënguese.
Fermerët familjarë, infrastruktura, qytetet dhe qytezat

Studimi parashtron paraqet tre linja veprimi:

E para përfshin vendosjen e një sërë politikash të hartuara për të siguruar që prodhuesit e vegjël janë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në përmbushjen e kërkesave urbane të ushqimit. Masat për forcimin e të drejtave mbi pronësinë e tokës, sigurimin e barazisë në kontratat e furnizimit ose përmirësimin e qasjes në kredi janë vetëm disa mundësi.

E dyta është ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme për lidhjen e zonave rurale me tregjet urbane – në shumë vende në zhvillim mungesa e rrugëve rurale, rrjetet elektrike, objektet e magazinimit dhe sistemet e transportit frigoriferik është një vështirësi e madhe e fermerëve që kërkojnë të përfitojnë nga kërkesa për fruta të freskëta, perime, mish dhe qumësht në zonat urbane.

E treta përfshin jo vetëm qytete të mëdha në ekonomi rurale-urbane të lidhura mirë, por edhe ndërthurje në zona urbane më të vogla dhe më të përhapura.

Në të vërtetë, raporti thekson se qendrat urbane të vogla përfaqësojnë një treg të nënvlerësuar për ushqim. Gjysma e të gjithë banorëve urbanë në vendet në zhvillim jetojnë në qyteza dhe qytete me më pak se 500,000 banorë.

Të dhëna kyçe

  • Transformimi rural është zhvilluar që nga vitet 1990; që atëherë, mbi 750 milionë banorë ruralë kanë të ardhura mbi kufirin e moderuar të varfërisë prej US $ 3,10 (PPP) për person në ditë.
  • Në 1960, 22 përqind e popullsisë në vendet në zhvillim (460 milionë banorë) jetonin në qyteza dhe qytete. Deri në vitin 2015, kjo arriti në 49 përqind (3 miliardë banorë).
    Popullsia rurale e botës në zhvillim u rrit me 1.5 miliardë mes viteve 1960 (1.6 miliardë njerëz) dhe 2015 (3.1 miliardë).
  • Në Azinë Jugore dhe Afrikën sub-Sahariane, një mesatare prej 1 miliard në 2.2 milion të rinj, përkatësisht, hynë në tregun e punës çdo vit në mes të 2010 dhe 2015.
  • Qytete të mëdha me popullsi prej 5-10 milionë dhe qytete të mëdha prej 10 + milion banorë përfaqësojnë vetëm rreth 20 përqind të banorëve urbanë në botë.
  • Në vendet në zhvillim shumica e zonave urbane janë relativisht të vogla – rreth 50 përqind e popullsisë së përgjithshme urbane, ose 1.45 miliardë njerëz, jetojnë në qyteza dhe qytete me 500 000 banorë ose më pak.
  • Rreth gjysma e popullsisë globale sot jeton në qytete me më pak se 500 000 banorë ose në zonat rurale që i rrethojnë ato.
  • Në nivel global, zonat urbane më të vogla aktualisht përbëjnë rreth 60 për qind të kërkesës për ushqim.
  • Deri në vitin 2030, popullsia urbane në rajonet më pak të zhvilluara në botë do të ketë gjithsej 4 miliardë. 80 përqind e këtyre banorëve urbanë do të jetojnë në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine.
  • Në vitin 2030 shumica e popullsisë urbane në botë do të gjendet në qytete me popullsi prej 1 milion ose më pak; 80 përqind e këtyre njerëzve do të jetojnë në zonat urbane me më pak se 500 000 banorë.
  • Vlera e tregjeve ushqimore urbane në Afrikën Sub-Sahariane ka gjasë të katërfishohet midis 2010 dhe 2030, nga 313 miliardë dollarë në 1 trilion dollarë amerikanë.
  • Në Afrikën Lindore dhe Jugore, pjesa e konsumatorëve urbanë në tregun e blerjeve ushqimore tashmë është 52 përqind dhe parashikohet të rritet në 67 përqind deri në vitin 2040.

a.ç

Next Post
‘Ishte ministër kur u vranë 4 persona’, Rama përplaset me gazetaren austriake për Ruçin. Ja replikat

'Ishte ministër kur u vranë 4 persona', Rama përplaset me gazetaren austriake për Ruçin. Ja replikat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

Shantazhonin 38-vjeçaren se do i publikonin foto dhe video intime, arrestohet 17-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

May 6, 2026
Protesta e 8 majit, Berisha thirrje për deputetëve: Çdo minutë t’ia kushtojmë përgatitjes së kryengritjes paqësore

Protesta e 8 majit, Berisha thirrje për deputetëve: Çdo minutë t’ia kushtojmë përgatitjes së kryengritjes paqësore

May 6, 2026
Tjetër skandal në çështjen administrative “Dado”/ Artur Metani shqyrtoi ankimin për një proces, pjesë e të cilit ka qenë edhe vetë?!

Tjetër skandal në çështjen administrative “Dado”/ Artur Metani shqyrtoi ankimin për një proces, pjesë e të cilit ka qenë edhe vetë?!

May 6, 2026
Lefter Maliqi i drejtohet KQZ-së: Hiqini mandatin ‘Hajdarit të Kuçovës‘

Lefter Maliqi i drejtohet KQZ-së: Hiqini mandatin ‘Hajdarit të Kuçovës‘

May 6, 2026
”Hija e Teatrit do ju ndjekë”/ Fuga: Tiranës i shkatërruan vlerat në mënyrë kriminale, ja çfarë duhet të bëj opozita

Deliret e ditës së lirisë së medias!

May 6, 2026
“Burri doganier, gruaja kryetare e degës së PD-së”, shpërthen ish-deputeti: Me këto “luftarake” do e rrëzojë PD-ja Ramën?

“Burri doganier, gruaja kryetare e degës së PD-së”, shpërthen ish-deputeti: Me këto “luftarake” do e rrëzojë PD-ja Ramën?

May 6, 2026
Rama në ceremoninë e lamtumirës të Pëllumbit: Do të mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave

Rama në ceremoninë e lamtumirës të Pëllumbit: Do të mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave

May 6, 2026
Ish-drejtuesi i Rrugores: vendosja masive e gjobave pa i mbledhur ato nuk sjell përfitime reale për shtetin apo komunitetin

Ish-drejtuesi i Rrugores: vendosja masive e gjobave pa i mbledhur ato nuk sjell përfitime reale për shtetin apo komunitetin

May 6, 2026
Djali i Servet Pëllumbit prek me fjalët: Na mësoi të jetojmë me dinjitet, të mos ulim kokën ndaj padrejtësive

Djali i Servet Pëllumbit prek me fjalët: Na mësoi të jetojmë me dinjitet, të mos ulim kokën ndaj padrejtësive

May 6, 2026
“Je rrëmbyes?”/ Vrau 7-vjeçaren dhe trupin e hodhi në përrua, dënohet me vdekje 34-vjeçari në SHBA

“Je rrëmbyes?”/ Vrau 7-vjeçaren dhe trupin e hodhi në përrua, dënohet me vdekje 34-vjeçari në SHBA

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In