• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos u habisni!”, Balla: Anëtarësimi në BE mund të ndodhë edhe para 2030-ës! Shqipëria model për të tjerët

by A R
21/05/2026 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka folur në një deklaratë për mediat këtë të enjte, jashtë godinës së Parlamentit, lidhur me vizitën e tij tre-ditore në Gjermani.

Ai tha se nga Gjermania ai ka marrë vlerësime mbi procesin e Reformës në Drejtësi, madje sipas tij Shqipëria është propozuar si model për t’u ndjekur nga vendet e tjera aspirante.

Madje shtoi se “mos u habisni nëse integrimi ndodh para vitit 2030!”

“Të qëndrojmë tek momentumi shumë i mirë që ka të bëjë me rrugën europiane të Shqipërisë. Jemi në përmbyllje të një jave që BE në respekt të procedurave burokratike  kalon nga grupi i punës tek Komiteti i përfaqësuesve, nesër, ku në njëfarë mënyre miratohet gjithë ajo punë kolosale në shumë institucione shterore, nga gjithë ato djem edhe vajza të përfshirë në proces, që i kemi quajtur piketa të ndërmjetme.

Një prej grupkapitujve më të rëndësishëm, ai i Themeloreve, u identifikuan mbi 92 hendeqe, që duhen adresuar. Mos harrojmë se ‘Themeloret’ janë ato që hapen të parat dhe mbyllen të fundit por në rastin e Shqipërisë dua të citoj fjalë për fjalë vlerësimin që vjen nga Gjermania: ‘Shqipëria për reformën në Drejtësi, Vettingun, luftën ndaj korrupsionit… Reforma në drejtësi në Shqipëri është model për vendet e tjera që aspirojnë.

Kjo javë e rëndësishme përmbyllet nesër me Komitetin e Përfaësuesve dhe javën tjetër me Konferencën Ndërqeveritare. Palët politike duhet të kuptojnë këtë moment që lidhet me një qasje të re nga vendet anëtare të BE.”, tha Balla.

Më tej, ai shtoi se u është thënë nga Gjermania se do të ketë një komunikim zyrtar nga ana e kancelarit mbi mbështetjen e palëkundur, për ta mbyllur procesin e integrimit sa më parë bashkë me Moldavinë.

Ndërsa sa i takon propozimit për anëtarësimin gradual në BE, kjo nuk është në dëm të vendit.

“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje e cila të na garantojë edhe anëtarësimin me faza. Nuk na dëmton, s’ka të bëjë me ne. Do t’i përmbyllim të gjitha ambiciet tona.”, tha Balla.

Ai theksoi se “Topi nuk është më në krahun e vendeve aspirantë por në fushën e vendeve anëtare!”

Për të disatën herë, Balla theksoi se të gjitha vendet anëtare e rekomandojnë si shembull për vendet e tjera. Madje shtoi se shumë ekspertë moldavë janë instruktuar të vijnë në vendin tonë për të parë rezultatet nga afër.

“Sa i takon Moldavisë, ekspertët moldavë vijnë në Shqipëri në mënyrë të rregullt për të parë nga afër se si e bëmë ne vetingun e gjyqtarëve.”, tha Balla se kjo ishte “krenari për çdo shqiptar”.

“Nëse më 11 maj 2025 shqiptarët na votuan me shumicë për vizionin ‘Shqipëria 2030 në BE’, mos u habisni që shqipëria hapin e madh të anëtarësimit ta bëjë përpara 2030-ës.”

Ndërsa sa i takon akuzave nga opozita sa i takon kalimit në Kuvend të projektligjeve të shumta me argumentin e “ngutjes për integrimin”, tha se nëse në vendin tonë kanë kaluar diçka mbi 20, për të njëjtën kohë në Malin e Zi kanë kaluar 200 të tilla.

Next Post
“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta bie nën 200 lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

July 6, 2026
Duka: Presim të rifillojmë superligën, ju tregoj se çfarë do të bëjë UEFA me PSG dhe Lionin

Çështja “Balogun”, UEFA reagon e skandalizuar: U kalua vija e kuqe! Integriteti i futbolli, në rrezik

July 6, 2026
Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

July 6, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Propozimi për të zgjatur mandatin e prokurorëve të SPAK është arkivolucioni i drejtësisë

July 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Korrik 2026

July 6, 2026
“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

July 6, 2026
50 milionë euro mashtrime me call center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

50 milionë euro mashtrime me call center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

July 6, 2026
Integrimi në BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Integrimi në BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

July 6, 2026
250 milionë euro financim për bizneset, prezantohet programi për integrimin në BE

250 milionë euro financim për bizneset, prezantohet programi për integrimin në BE

July 6, 2026
Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In