Mbledhja e Komisionit të ekonomisë është ndërprerë nga kryetari i komisionit Eduard Shalsi pas një debati mes deputetes së PS-së Anila Denjat dhe deputetes së PD-së Jorida Tabaku në lidhje me koncesionet.
Ibrahimaj: Fiskalizimi nuk është koncension dhe ky është fakt. Ky buxhet mbështet investimet dhe sektorët prioritar. Dua të ritheksoj se qeveria është e kujdesshme në transparente ndaj palëve të interesit dhe publikut, lista e koncensioneve potenciale publikohet. Pra vetëm tregon përgjegjshmëri dhe transparencë.
Denaj: Dua të vijoj aty ku e la ministrja në raport me faktet. Flasim me PPP ngatërrojmë të bërit politikë me faktet. Po të shohim tabelën e koncesioneve janë 13.8 miliard lekë në vit për koncesione. 3% e të ardhurave faktike që janë brenda tavanit pre 5 %. Janë 13 koncensione nga të cilat 5 miliard janë për infrastrukturë rrugore, 3 miliard janë rruga e Arbrit. 4 miliard janë për shëndetësi ku përfitojnë 800 mijë qytetarë, 2 miliard janë për shërbimin e skanimit..
Ndërhyn Tabaku dhe të tjerë nga PD kakofoni…
Anila Denaj: Të lutem zonja Tabaku
Jorida Tabaku: (nuk kuptohet)
Eduart Shalsi: Zonja Tabaku, zoti Braçe
Anila Denaj: Mos u emociono kaq shumë
Jorida Tabaku: Një sekond
Denaj: Është kontratë koncensionare e kohës tuaj. Nëse në shëndetësi përfitojnë 800 mijë qytetarë, në rastin tuaj paguan biznesi pavarësisht nëse ndodh shërbimi apo jo. Kjo është kontrata koncensionare e juaj, është e ndryshe e jona.
Eduart Shalsi: Ta ndërpres mbledhjen…ndërprite mbledhjen 2 minuta.
g.kosovari