• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u bini borive të alarmit dhe të fitores njëkohësisht

by Mero Baze
01/10/2020 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka nisur një fushatë e lodhshme paralajmërimesh nga opozita, që po përpiqet gjashtë muaj para zgjedhjeve, të krijojë klimën e pasigurisë ndaj zgjedhjeve, duke e ilustruar atë, me çfarë t’i dalë përpara.

Dëgjon fjala vjen një njoftim shtypi për verifikimin e adresave, del në konferencë shtypi e thotë, “po na vjedhin me adresat”.

Pastaj dëgjon për rregjistrimet, del e thotë “po na vjedhin me rregjistrime”.

Pastaj dëgjon që Qeveria po bën tendera, del e thotë po u jep lekë oligarkëve të na blejnë votat.

Dëgjojnë që do shtohen 1000 mësues për Covid-in, dalin e paralajmërojnë se do jenë të PS dhe do vjedhin vota.

Dhe ky fiksim vazhdon deri tek detajet për hapjen e listave, herësin e Ramës etj.

Një nga këto paralajmërime e detyroi ambasadoren amerikane të shkonte në Ministri të Brendshme, ta verifikonte vetë.

Por do vijë një ditë, që duke shpikur përditë arsye të kota, me qëllim krijimin e pasigurisë për zgjedhjet, nuk do besohet as ndonjë arsye e vërtetë që mund të prodhohet rrugës.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh në Shqipëri. Sidomos Partia Demokratike, delegjitimimin e zgjedhjeve e ka traditë të saj.

Problemi është se këtë here, ndryshe nga herët e tjera, Partia Demokratike ka të njëjtën vendosmëri për të paralajmëruar vjedhjen e zgjedhjeve, me paralajmërimin e saj për fitoren e zgjedhjeve.

D.m.th ti dëgjon çdo ditë, ndonjë nga ata papagajtë e PD, që, ose do thotë fitoren e kemi të sigurtë, Edi Rama s’di ku do futet më 25 prill, Monika shton se do t’i shkulë dhe t…, dhe pastaj të njëjtët thonë Edi Rama do na vjedhë votat, po përgatitet për vjedhje, po bën këtë e atë.

Kjo ndarje kaq e fortë mes dy opsioneve, që përjashtojnë njëra- tjetrën, vjen në fakt nga pasiguria që kanë për fitoren.

Dhe ndërkohë që kanë vendosur të bëjnë fushatë optimiste dhe të flasin për fitore, mesa duket i kap ai makthi i mundshëm i humbjes, dhe të jenë brenda, i fusin dhe një paralajmërim për manipulime.

Nuk kanë faj, se po shkon viti i katërt që s’kanë bërë zgjedhje dhe kanë emocionet e garës.

Por nuk mundet që me të njëjtën bori që mobilizon ushtarët për luftë, të fillosh t’u biesh dhe tingujve funebër të humbjes.

Duhet ta ndajnë mendjen si do ta bëjnë fushatën, si një fushatë të sigurtë, që e kanë fitoren në xhep, apo si një fushatë që Edi Rama do t’u fusë duart në xhep e t’u vjedhë fitoren.

Next Post
Shqiptarja në SHBA rrihet për vdekje nga burri, të afërmit kërkojnë ndihmë për varrimin në Shqipëri

Shqiptarja në SHBA rrihet për vdekje nga burri, të afërmit kërkojnë ndihmë për varrimin në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In