• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos toleroni”/ Drejtori i ri i Policisë së Shtetit porosi vartësve: Unë s’do t’ju telefonoj asnjëherë, jo komandime nga zyra

by Java News
09/09/2022 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, gjatë ditës së djeshme, zhvilloi disa takime prezantuese dhe për të përcjellë tek strukturat, vizionin dhe standardin që ai kërkon të vendosë në Policinë e Shtetit, në raport me sjelljen dhe qasjen ndaj komunitetit dhe strategjinë për parandalimin dhe masat konkrete kundër krimeve në përgjithësi dhe kundër krimeve të rënda e krimit të organizuar në veçanti.

Në takimin me drejtorët e Departamenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë dhe drejtorët e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Drejtori i ri i Përgjithshëm ka kërkuar ndryshim të vizionit që ata kanë.

Muhamet Rrumbullaku: “Jam i vendosur për ta ndryshuar vizionin, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe luftën ndaj krimit dhe jo të ndryshoj emra. Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre. Disiplina në punë dhe performanca në komunitet janë faktorë të rëndësishëm për një organizatë që prodhon rend dhe siguri. Mos toleroni dhe mos ndikoni te strukturat, për të ndihmuar askënd që është në shkelje të ligjit. Unë si Drejtor i Përgjithshëm nuk do t’ju telefonoj asnjëherë për të ndihmuar apo toleruar njeri, ndaj kërkoj me vendosmëri që të zbatoni ligjin dhe të mbroni e të ndihmoni stukturat kur ato zbatojnë ligjin me këdo”.

Gjatë takimit me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar kontroll të plotë të territorit dhe të mënyrës së funksionimit të strukturave në terren; ndryshim të menjëhershëm të situatës në drejtim të parandalimit të krimit në përgjithësi dhe analiza të veçanta për ngjarje kriminale, duke nxjerrë përgjegjësitë dhe mangësitë e strukturave në atë territor ku kanë ndodhur ngjarje kriminale apo krime në familje.

Në takimin me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe ata të Drejtorisë së Policisë Rrugore, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që Policia Rrugore në Tiranë dhe në të gjithë vendin të ndryshojë mënyrën e deritanishme të funksionimit në raport me sjelljen ndaj shkelësve të Kodit Rrugor dhe qasjen ndaj qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar funksionimin e plotë të teknologjisë, planëzim më efikas të strukturave, duke shmangur prezencën e punonjësit të Policisë në semaforë; kontrollet të jenë me përzgjedhje dhe në raste të konstatimit në shkelje, jo kontroll të çdo automjeti në rrugë.

Theksi u vendos edhe në monitorimin, kontrollin dhe ndëshkimin e punonjësve të Policisë dhe të eprorëve të tyre, nga vetë drejtuesit e strukturave të Policisë, në rast se ata konstatojnë se vartësit e tyre abuzojnë me detyrën ose nuk kanë performancën e duhur në raport me sjelljen ndaj përdoruesve të rrugës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të vijojë takimet me strukturat e Policisë në të gjithë vendin.

g.kosovari

Next Post
Tabaku kritikon planin e qeverisë: Paketë gjysmake, të pezullohen pagesat abusive të koncesioneve

Tabaku kritikon planin e qeverisë: Paketë gjysmake, të pezullohen pagesat abusive të koncesioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

September 23, 2026
Drejtësia, si flamur i flamingove?

Magjistratët caktuan pagat e tyre, ish-ministri: Revoltë sindikaliste dhe banditizëm legal!

September 23, 2026
Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

September 23, 2026
Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

September 23, 2026
40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

September 23, 2026
Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

September 23, 2026
Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

September 23, 2026
Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com