• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos thuaj jo; PD mund të ribëhet

by Frrok Çupi
08/09/2021 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Kurrë mos thuaj ‘kurrë’!, ky është mësimi i thjeshtë i jetës. Madje as për Partinë Demokratike të Shqipërisë mos thuaj se ‘nuk bëhet më’. Megjithëse e ka rrënuar vendin, megjithëse ka zhvilluar terrorizmin dhe luftë civile, megjithëse ka vjedhur, megjithëse ka vrarë njerëz, megjithëse lideri i saj legjendar, Berisha, është sot vjedhësi i pasurisë dhe dhunuesi i demokracisë…, prapë mos thuaj se PD nuk bëhet.

Edhe kjo bëhet.  Por pas kësaj ‘të bëre’ ka disa pyetje:

E para: Ku, në cilin vend, mund të ribëhet PD?

Pyetja nuk shtrohet se në ‘cilin shtet?’; kjo dihet se është vetëm vendi ynë me këtë lloj partie. Jo, shtrohet pyetja në cilën hapësirë. Aty ku mund të bëhet PD duhet të jetë një vend pa histori, pa kujtesë, ku të mos ketë shkelur kurrë këmba e Berishës, e të dhunuarve dhe e dhunuesve të tjerë të tij. Mund të ishte një vend si ishulli Fernandez i Robinson Kruzo i pesë shekuj të shkuar. Aty, në atë vend ku do të ribëhet PD nuk duhet të ketë asgjë tjetër veç PD. Po të ketë njerëz të tjerë do të dëshmojnë mbi dëmet që ka bërë PD në ‘Oqeanin Shqipëri’, dhe që aty prishet puna. Po të jetë një vend që ka edhe parti të tjera, atëherë PD nuk konkurron dot më. Nuk di pse vetëm ne qytetarët shqiptarë duam ta ringjallim një parti që ka vdekur, ashtu siç bëjmë edhe me vetë perënditë e vdekura. Në gjithë Evropën Jug Lindore, partitë që u krijuan në periudhën e PD, kanë ‘vdekur’ e nuk janë më në skenë. Vetëm partitë komuniste, PD dhe PPSH,  kishin parullë ‘long live’.

E dyta: Duhet të kthehemi në vitin 1990

Kështu po, mund të bëhet PD, mund të bëhet duke u kthyer 3 dekada pas në kohë; atëherë kurrë mos thuaj ‘Jo’. Që të kthehet ai shans, duhet të kthehet mjerimi si atëherë; burgjet plot me kundërshtarë politik dhe disa hajdutë; balta e rrugëve; talonet e ushqimit për çdo familje; mungesa e dritave; fytyrat e zbehta të njerëzve të uritur; kooperativat bujqësore dhe ferri i luftës së klasave; duhet të kthehen anëtarët e Komitetit Qendror, Byroja Politike me të gjithë mjekët që shoqëronin udhëheqjen, blloku në qendër të Tiranës… PD mbeti parti e mjerimit.

Vetëm këto mund ta frymëzojnë turmën njerëzore që t’i sulet murit me kokë dhe të rikrijojë Partinë Demokratike. Si atëherë. Askush nuk pyeti atëherë se cili ishte mashtrimi e cila e vërteta; cili ishte komunisti e cili spiuni i futur në PD; mjaftonte të ’çahej blloku’. Më e keqja është se tani nuk ka më ferma, as fabrika, as uzina, as ekonomi.., që të shërbejë si objekt shkatërrimi nga militantët e PD me urdhër nga lart. Eh, po nuk i ka të tillë, atëherë PD-së i mungon objekti i luftës. Ato ekzistonin, por u shkatërruan atëherë kur njeriu hante propagandën: ‘shkatërroni gjithçka se ua sjellim nga jashtë’.

Mirëpo a kthehet koha pas? Deri më sot është thënë se koha dhe vdekja nuk kthehen.

E treta: Ja u rikrijua PD… Sa ditë do të rronte?

Nëse do të kishte në krye Sali Berishën, kësaj here nuk do të rronte as dy ditë. Tani njerëzit janë tjetër gjë nga ata të vitit 1990. Tani njerëzit kanë kuptuar se PD me Berishën u kthye në një parti të llojit jo të lirisë e të drejtës, por në parti të llojit stalinist dhe në një piramide mafioze. Brenda përbrenda PD u eliminuan të gjithë ata që nuk i vinin për fije bosit të mafies: Duheshin firmosur aferat për të pasuruar familjen e ‘marshallit’, duhej bombarduar dhe sulmuar me tanke dhe lënde kimike ‘Jugu i pabindur’, duheshin ndërtuar fabrikat e vdekjes, e para e çmontimit të armëve vrau 26 njerëz të pafajshëm; duhej që i pari i PD të kishte në sy një snajper për të vrarë çdo njeri që i prishte qetësinë para zyrës…

E katërta: PD mund të mos ribëhet, por mund të pjesëtohet si ameba.

Por edhe për këtë duhet të ndodhë një gjë: Ata që janë aty brenda duhet t’i mbyllin derën Sali Berishës, që është shpallur politikani në ‘top- listën’ e botës për grabitjen e popullit të vet, për minimin e demokracisë dhe për luftën kundër Drejtësisë. Këtë e ka shpallur Amerika, aleati më i madh i vendit dhe mbartës i fuqisë për të mbrojtur kombet aleate nga mizoria e liderëve të vet. Nëse ata që rrinë në PD sot nuk japin provën që të largojnë ‘minën’, atëherë si mund të bëhen. Të paktën të ishin aq të fortë sa ata njerëz të mjerë që në 20 shkurt 1991 morën zvarrë broncin e statujës së diktatorit në mes të Tiranës. Ata vetë nuk mund ta rrëzonin diktatorin, por pasi u rrëzua, të paktën i pjesëtuan metalin zgafellë e monumentit.

Partitë e reja të dala nga PD, zor se ribëhen thjesht me metalin e monumentit të mallkuar. Por edhe një pyetje e fundit: Vallë a nuk mund të jetojmë pa PD, ashtu siç kemi jetuar 30 vjet pa Partinë e Punës?!/FJALA/

Next Post
Me motor nëpër fshatrat e Tepelenës, turisti bie në humnerë, niset me urgjencë drejt spitalit

Me motor nëpër fshatrat e Tepelenës, turisti bie në humnerë, niset me urgjencë drejt spitalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

November 7, 2026
“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

November 7, 2026
“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

November 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In