• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mos ta trashim shumë se i morën 600 mijë”, përgjimet që kryqëzuan inspektorët

by A R
27/02/2016 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen përgjimet e punonjësve të policisë arrestuar për favorizimin en dërtimeve pa leje. Dje, kur inspektorët e INUV u lanë në burg, përfaqësuesi i prokurorisë ka paraqitur në gjyq një sërë provash para gjykatës, mes të cilave deklarimet të punonjësve të Bashkisë Kamës, deklarime të banorëve dhe tabela fotografike.

Zyrtare te Inspektoratit Ndertimor te Kamzes dhe efektiv te komisariatit numer 5, duke dale nga nje seance gjyqesore nga Gjykata e Tiranes, ku eshte vendosur arrest me burg pasi lejuan ndertimin e 39 objekteve pa leje

 

Nga ana tjetër, për punonjësit e policisë prokuroria ka prezantuar dhjetëra biseda të përgjuara ku, sipas prokurorisë, del në pah dijenia që policët kanë për ndërtimet pa leje.

“Panorama” ka siguruar dosjen e prokurorisë, ku zbardhen përgjimet si më poshtë:

PËRGJIMI I SINËS

(Më 10.10.2015 Mentor M. i telefonon Qemal Sinës)

Mentor M.: Jam Mentori, këtu kanë ardhur ata të INUK-ut dhe më kanë bllokuar punimet.

Qemal S.: Hajt se flasim nga afër se jam larg.

(Biseda e datës 10.10.2015)

Qemal S.: Jam te Turi, vjen?

Mentor M.: Jam në shtëpi. Po dërgoj atë shokun.

Qemal S.: Po nuk erdhe tani të më takosh mua, mos më thuaj që të preva në besë. Të kam dhënë shansin, po ti po më shmangesh!

Mentor M.: Nuk jam i pabesë dhe mos ki merak. Tani jam pak keq, se jam duke punuar.

Qemal S.: Po nuk erdhe tani këtu, unë nuk të marr përsipër asgjë.

Mentor M.: Po mirë, më prit pak sa të vishem dhe po vij dhe takohemi aty se unë nuk jam i pabesë.

PËRGJIMI I MULAJT

(Biseda e datës 25.07.2015)

Resul S.: A shef, ka je?

Fatmir M.: Unë jam ka vij andej sot.

Resul S.: A mund të takohena? Do me t’taku ai.

Fatmir M.: Nuk e di, po ik se s’jam t’u u taku unë me ato, se s’kam ça.

Resul S.: Po hajde, se takohena veç.

Fatmir M.: Nuk… mirë, mirë.

Resul S.: Hajde se folim bashkë.

(Biseda 26.10.2015)

Resul S: A mun e marrësh atë S.., në telefon, me i thanë kshu kshu më kanë ardhur policia këtu ke shpia.

Fatmir M.: Po, po, ta çoj numrin e tij. Merre atë mikun e tij. Merre mikun e thuaji kshu kshu.

Resul S.: Okej, në rregull.

BISEDA PER LEKËT

(Resul S. flet me Z.B, dt. 27.10.2015)

Resul S.: Mos e trashasim fort a.

Z.B.: Jo, mos e trashasim shumë.

Resul S.: E kan trash policia, i kanë marrë 600 mijë lek, qe, me pas ba një gjysëm kati shpi jasht.

Z.B.: Kur kshu ore?

Resul S.: Dje!

Z.B.: Ke shpia?

Resul S.: Po, mu ke shpia, çat gjims kati që jam tu sovatu ma, 600 mijë e 600 mijë, nuk ban krejt… Sot ka dhan paret e i kemi montu prap.

Resul S.: Si thaje nali nja 200 mijë për të vu skelën tahaj se na i prajshët.

Z.B.: I, ne unë i thash 200 mij po, po ky thot 600 mij unë nuk e di ma hajt…

(Biseda me Resul S. dhe A.S. më 26.10.2015)

Resul S.: Deri çtashi në polici. Më erdhën për atë punën e ndërtimit.

A.S.: Si u ndave?

Resul S.: Kuptohet, më kanë than me vazhdue…

A. S.: Të kan spiunu. A të than që të kan spiunu.

Resul S.: Po ene me fotografi shpaja. Ustallarët tu punue. Deri tani në polici. Po unë kam pas fol me atë të madhin. Fola me vëllain e gruas asaj, se ai ka kan ndërmjetësi. Unë s’e takova në Kamëz, po ai u fut vet n’zyr dhe i kishte than se të më thush i dit para. Ja çova atë kafen e ja thash atij majkut vet. I thashë çoja at kafen se ja pata premtu. Kish thanë ne të vazhdoj, ne të vazhdoj.

A.S.: Me një fjalë nuk janë plotësu letrat. Të paktën e paske mshel se të kapshin punëtoprët e ti rrasshuin mrena, në gjyqe e hajde bir.

(Biseda e datës 29.07.2015)

S.D.: Nuk më del në telefon B…, ça me bë?

Mulaj: Më para me taku shefin e krimeve në zyrë. Thuaji kshu kshu, veç sa ta merr mendja ty.

S.D.: Nja tre.

Mulaj: Çfarë të them tani. Aq.

S.D.: Po a bëhet, a katër a pesë?

Mulaj: Ta mbarosh.

S.D.: Me i shku te zyra që tani?

Mulaj: Po bre, shko e thuaji.

S.D.: Po shkoj ta takoj pra, ti them nja… po ja le nja pesë aty, çfarë t’bësh.

Mulaj: Mir, mir. Shpija thuj ka kohë që është bërë, qysh…/Panorama

Next Post

Projekt-opinioni përfundimtar i Venecias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

March 9, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Argumentet kryesore: Pse Partia Socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK?

March 9, 2026
Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

March 9, 2026
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In