• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos shikoni ngjyrën e timonit, por veset e shoferit

by Astrit Patozi
28/08/2017 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputeti i PD dhe një nga zërat kundër Lulzim Bashës, Astrit Patozi ka reaguar pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar ‘Rama 2’.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Patozi shkruan se nuk duhet të shikohet ngjyra e timonit, por veset e shoferit.

Sipas tij, qeveria është e njëjta me ndryshimin e vetëm se mungon LSI. Patozi thotë se qeveria e re do e ketë fatin e të parës.

Statusi i Astrit Patozit:

 

MOS SHIKONI NGJYRËN E TIMONIT, POR VESET E SHOFERIT

Po shoh se ka shumë pezm për qeverinë e re të Edi Ramës, por nuk e kuptoj dot se ku qëndron çudia. Sepse për ta “rrëzuar” me komente atë po përdoren si argument emrat më të natyrshëm të një qeverie të Partisë Socialiste. (Të mos harrojmë se është hera e parë në historinë postkomuniste të Shqipërisë që një parti e bën e vetme qeverinë).

Disa nga të cilët janë aty që nga viti 1941, ndërsa disa të tjerë i solli me vete Edi Rama si pajë, kur shkoi nga bashkia në selinë e PS.

Janë të njëjtët, me të cilët kemi bërë edhe paqen, edhe luftën, edhe shiun edhe diellin, jemi sharë e akuzuar, pastaj kemi bërë marrëveshje e jemi pajtuar, në tërë këto vite.

Por mbi të gjitha, janë tamam ata që na mundën keqas më 25 qershor, duke marrë padrejtësisht në duar të vetëm timonin e vendit, edhe me bashkëpunimin apo paaftësinë tonë.

Ndaj më duket e pavend të merremi sot me emrat e ministrave, sepse nuk mendoj që Edi Rama e ka problemin se nuk di të ndërtojë një qeveri, por se nuk di dhe nuk do që të qeverisë.

Në votëbesimin e kabinetit të parë të tij, këtu e 4 vjet të shkuara, kam thënë se ajo ishte qeveria e parë private dhe jopërfaqësuese në Shqipëri. Dhe për shkak se ishte e tillë ajo nuk shkëlqeu asnjë ditë.

Sot Edi Rama na paraqiti serinë e dytë të kësaj telenovele, ku i vetmi ndryshim është mungesa e ministrave të LSI-së, por vetoja dhe shijet e kryeministrit janë po ato.

Ndaj nuk kam asnjë dyshim se do të ketë fatin e së parës.

Next Post
Kandidati

T'a gëzojë edhe opozita qeverinë e re!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com